Rama: Ftoj Bashën në dialog!
Kreu i PD: A do zgjidhim gjë?

Rama: Ftoj Bashën në dialog!<br />Kreu i PD: A do zgjidhim gjë?
Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tryezën e bashkëpunimit, edhe pse ky i fundit tha pak ditë më parë se marrëveshja e 18 majit ka vdekur dhe se atë e ka vrarë vetë kryeministri në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në mbledhjen me deputetët dhe ministrat e PS, Rama tha se dëshiron të vazhdojë ndërveprimin me opozitën dhe frymën e marrëveshjes së 18 majit, e cila sipas tij, është një frymë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar dhe publik.

Më tej, ai paralajmëroi kryedemokratin se PS nuk është një klient që ulet në tryezë për të pranuar menunë që i vihet përpara, duke shtuar se pa PS as nuk mund të ketë tryezë, dhe se kjo e fundit ka vullnetin e mirë të çelë diskutimin për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, duke folur për bashkëpunimin qeveri-opozitë, Rama tha se nëse synojmë konsensus baza është PS-PD duke përjashtuar kështu partinë e tretë më të madhe në vend, LSI. Sipas të parit të qeverisë, boshti i dialogut janë PS dhe PD, ndërsa shtoi se opozita tjetër është e mirëpritur të japë kontributin e saj.

“Është e qartë për të gjithë që ne jemi të dëshiruar të vazhdojmë ndërveprimin me opozitën dhe frymën e marrëveshjes së 18 majit, e cila është një frymë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar dhe publik dhe natyrisht që një kërkesë për të adresuar çështje që lidhen  me procesin zgjedhor është krejtësisht brenda kornizës së 18 majit, por nga ana tjetër PS nuk është një klient që ulet në tryezë për të pranuar menunë që i vihet përpara, që do të thotë PS është palë, një palë e rëndësishme pa të cilën nuk mund të ketë asnjë tryezë, dhe si e tillë PS ka patjetër të gjithë vullnetin e mirë që të çelë një diskutim për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor, por në kuadër të një konceptimi tërësor të marrëdhënies qeveri-opozitë, PS-PD, që do të thotë që nuk është vetëm procesi zgjedhor, por ka dhe të tjerë me interes të madh që duan të adresohen publikisht. Nëse flasim për një bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës nuk flasim për një tryezë ku ne bashkohemi për të gjitha gjërat që na ndajnë, por për një tryezë ku ne ulemi për interesat të rëndësishme. E mirëpresim PD në një dialog të vërtetë dhe realist lidhur me procesin zgjedhor. Kjo nuk përjashton opozitën tjetër, përkundrazi e integron atë, por boshti i dialogut është PS-PD, në zgjatimin e këtij boshti pastaj është e mirëpritur edhe opozita tjetër të japë kontributin e vet. Nëse synojmë konsensus, baza është PS-PD”, tha Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor