Rama ka ftuar edhe opozitën që të marrë pjesë në këtë tryezë të nivelit të lartë mes palëve.
“Për të çuar përpara procesin e rëndësishëm, takimi i sotëm e konfirmoi angazhimin e dyanshëm të palëve drejt stacionit të radhës që është çelja e negociatave. U vunë në dukje faktorët që ndikojnë në përmbushjen e prioriteteve dhe u konfirmua vullneti për të kryer reformat me bindjen se nuk është dhimbja sakrificat dhe vështirësia për reformat si detyrim që ja kemi Bruskelit e gjeneratës tjetër. U konfirmua angazhimi ynë për reformën në Drejtësi. Një proces që do krijojë kushte për të ndërtuar një sistem drejtësi sipas Bashkimit Europian, jemi të bindur nse arritja e reformës në drejtësi është terreni i duhur që të fillojë menjëherë puna për fillimin e negociatave. Kjo reformë do të ketë efekt të drjetëpërdrejtë në arritjen e luftës kundër krimit të organizuar. Komisioneri e të tjerë kanë vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për sistemin e drejtësisë. Përtej punës kolosale që ka bërë qeveria për krimin dhe korrupsionin. Ne konfirmuam vullnetin për një proces sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës e dialog me opozitën në Komisionin e reformës i cili nuk mund të kushtëzohet nga aspekte të ditës nga një palë apo një palë tkjetër. Dialogu inivelit të lartë cilësohet si një proces që na krijon kushtet që pala shqiptare të jetë e larmishme dhe e unifikuar në qëllimin madhor drejt axhendës së integrimit. Bazuar në eksperiecën e dialogut të nivelit të lartë kam rastin ta ftoj publikisht PD dhe lidershipin të ulemi në një tryezë të nivelit të lartë mes nesh pa praninë e të tjerëve dhe do je mi gatshëm ta dëgjojë me respekt pasi unë besoj se ekziston mundësia që mosdakordësitë tona ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Ekziston mundësia që ti ndajmë axhendat tona nga axhenda kombëtarë ku fatmirësisht nuk ka mospërputhje kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit. Ashtu sikundër besoj se kur vjen puna tek gjuha e kalkulimeve afatshkurtra që e kanë kthyer debatin politik në deklarata televizive të ditës nuk e përjashton mundësinë që të kemi argument. Në vendin ku jetojmë dhe ku duam të integrohemi vendet dallohen nga sesa mosdaklordësia influencon për mirë apo për keq në shoqëri" tha Rama.
Vijon.....