TIRANE - Kryeministri Edi Rama i beri ftese publike per tu anetaresuar ne Partine Socialiste Vangjel Dules, kreut te PBDNJ-se qe ka nisur negociata per te zgjedhur se me ke do te kaloje ne koalicion pas shkeputjes nga Aleanca e majte.
.... Ndërsa pak kohë më parë kreu i PBDNJ Vangjel Dukle u pa në shkonte në zyrën e kreut të PD Lulzim Basha dhe pas kritikave të forta në drejtim të qeverisë që sipas Dule ka humbur kauzën që erdhi në pushtet, kryeministri Edi Rama i bëri ftesë të hapur Vangjel Dules të anëtarësohet në PS. Pas kritikave të ashpra në drejtim të qeverisë nga kryetari i PBDNJ, kryeministri i ka kërkuar këtij të fundit t'i kthehet të majtës që sipas tij është familja e vërtetë e minoritetit grek në Shqipëri. Madje sfida ishte dhe më e drejtpërdrejtë kur e ftoi Dulen të bëhet pjesë e referendumit në PS dhe ofroi miqësi madje edhe me kreun e PDIU Shpëtimin Idrizi. Për këto oferta Vangjel Dule tha se do të ishte pjesë e PS nëse kjo forcë politike drejtohej nga Nano, Meta apo Majko.
Për këtë deklaratë ka ardhur reagimi i kreut të PDIU Shpëtim Idrizi i cili është shprehur se nuk ndikohet nga miqësitë politike të Ramës, por se mirëpret Rama e Dule të jenë mbështetës dhe miq të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Por ndërsa Vangjel Dule adresonte kritika të forta në drejtim të qeverisë nuk munguan dhe replikat me deputetin e maxhorancës Erion Braçe.
Arsyen e këtij reagimi kryeministri e lidh me lajmin e bërë publik së fundi ku Ministria e Jashtme ka depozituar kallëzim penal në prokurori për marrëveshjen me detin të vitit 2008 e të cilën gjykata e konsideroi antikushtetuese.