Shefja e Infektivit, Najada Çomo pjesë e listës për deputete në PS! Rama: Nuk duam që të bëhesh ti si ne, por ne si ty (VIDEO)

TIRANË- Drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nën siglën e PS-së. Çomo ka zgjedhur që t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë, për t'u bërë pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet e 25 prillit. Rama folli me superlativa për Çomon, duke e vlerësuar për punën e saj të bërë në vijën e parë të luftës me COVID, e ndërsa gjatë prezantimit të saj, pati vetëm një kërkesë për të.

"Jam mirënjohës, por mbase është momenti për ta thënë këtë. Që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, të ndjejë, të jehojë zërin të atyre që janë qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, apo në anën tjetër të kësaj linje është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vetë skuadrës. Një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne, jo për të bërë deputetja e radhës në grup, as për të lënë vijën e zjarrit për t'u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, por jo dhe aq të rehatshme që njerëzit mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është luftë sy më sy të mos i mungojë parlamentit apo shumicës, dhe as qeverisë që do duhet të dëgjojë dhe të veprojë më shumë me njerëzit. Kështu që në mënyrë spontane. ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që t'i të bëhesh si ne, por ne si ju", tha Rama, në prezantimin e programit "Shëndetësia që duam".

Ndërkohë, përveç Çomos, Rama ka prezantuar një kandidate për deputete e PS-së. Bëhet fjalë për Shpresa Marnojn, ekonomiste në Shërbimin Shëndetësor Parësor në qytezën e Laçit. Marnoj do të jetë kandidate për deputete në qarkun e Lezhës.

Shpresa Marnojn

Më herët, Rama ka bërë me dije se listën e Tiranës do e kryesojë ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ndërsa Vasilika Hysi pas 12 vitesh është larguar nga PS-ja dhe nuk do të garojë për deputete në 25 prill.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AQIF KAPERTONI: 04/03/2021 18:41

    NUK MBETI njeri pa u bere deputet,,a me ben dhe mua o rama DEPUTET,,,se mbetem ne emigracion,,,,5 DEPUTETE NE PARLAMENTIN TONE DUHET TE JENE NGA EMIGRANTET....

    Përgjigju
  • Pyka: 04/03/2021 16:19

    Po e ke siqerisht Edi....eshte gjë e madhe që ke kuptuar...mgjth me shumë vonese....lufto korrupsionin në zyrat e administrates se qeverise qe eshte bere e padurueshme...sidomos ne qytete...kontrollo Edo...mendo se TI vendos fytyren tende ne fushate..zhduki keta pisa dhe minjte e zyrave,sidomos te zyrat e legalizimeve...doganave..tatimeve!!!Edo...beju nje nder shqiptareve qe jetojne me vite jashte Shqiperise...ndihmoj ne proçesin e leg.te shtepive..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar