Rama fton PD: Të negociojmë
për një zgjidhje të arsyeshme

Rama fton PD: Të negociojmë<br />për një zgjidhje të arsyeshme
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca mbetet e vendosur të miratojë e vetme reformën në drejtësi, në rast se PD nuk do të japë konsensus. Kreu i qeverisë tha se drafti i ndryshimeve kushtetuese do të vijë shumë shpejt në Kuvend dhe ajo do të miratohet pavarësisht nga kostoja që do të ketë. 
 
"Dua të falënderoj partnerët tanë, SHBA -BE për të gjitha përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë prej 1 vitit  e gjysmë me një durim të jashtëzakonshëm për të krijuar kushtet për një proces gjithëpërfshirës ku në fakt të vendit që të nuk deshën të përfshihen seriozisht, ishit ju. Dhe dëshiroj të falënderoj gjithashtu edhe për deklaratën e djeshme e cila konfirmon pa asnjë ekuivok se drafti që tani ka hyrë në rrugën për të ardhur drejt sallës, s’është i PS e as i LSI-së, nuk është drafti i PDIU, nuk është drafti i shumicës parlamentare, por është drafti i përbashkët i yni i shqiptarëve, i SHBA. Mungon vetëm PD, opozita e sotme e Shqipërisë. Drafti do të vazhdojë në rrugën e vet dhe ne do të vazhdojmë t’iu shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke mbajtur hapur derën e negociatave. Ne nuk na intereson fitorja politike dhe nuk i gëzohemi disfatës tuaj që tani është e qartë në sytë e gjithë shqiptarëve lidhur me kush është kush në procesin e përpjekjes për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, sepse na intereson më shumë një fitore e përbashkët, që duhet të kurorëzohet si një fitore e Shqipërisë në vjeshtë, për të çelur negociatat me BE. Por, kjo do të ishte vetëm ana simbolike e një suksesi të përbashkët, ndërkohë që thelbi i suksesit do të ishte dhe do të jetë me një ju ose pa ju, shembja e ngrehinës së kalbur të sistemit të sotëm të drejtësisë", u shpreh Rama.

 

Sado i lartë të jetë çmimi, tha Rama, është shumë e lartë kostoja e mbajtjes në këmbë, kostoja e këtij sistemi horrllëku që materializohet çdo ditë në sytë e shqiptarëve, në sallat e gjyqeve që janë salla ku njerëzve të thjeshtë ose duhet ta blejnë drejtësinë, ose duhet a shohin atë tu ikë nga duart e shitur me një ccmim shumë të shtrenjtë. "Cilido që të jetë çmimi, reforma ia vlen për këtë çmim”, u shpreh Rama.

Ai tha se shpreson që koha e mbetur ta vetëgjyqësojë PD-në se në mënyrë që reforma të miratohet nga të dyja palët. “Ju pashë dje me një përpjekje të dëshpëruar. Donit të provonit me emaile pune në bashkëpunim me partnerët se ju keni të drejtë. Dhe flisnit për disa data të fillimit të vitit. Por ka një të vërtetë tjetër që është shumë më e freskët. Ju nuk erdhët në komisionin e posaccëm parlamentar përpara shumë pak javësh për vendet e rezervuara. Erdhët për t’i thënë jo draftit të reformës dhe duke vënë në tavolinë një draft të njëanshëm, të ri dhe tërësisht tuajin. E shikon Jozefinë sa qesharake janë duke të të bërë ata që udhëheqin dhe administrojnë PD-në", theksoi Rama.

Seanca e Kuvendit ka ndërprerë punimet rreth një orë pas fillimit të saj si rrjedhojë e përplasjes së kryeministrit Edi Rama me deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kreu i qeverisë ironizoi PD-në për çështjen e përgjimeve kur u shpreh se askujt nuk i intereson se çfarë bisedo ish-kryeministri Sali Berisha me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, apo dhe për ankesat e Jozefina Topallit.

Rama tha më tej se ajo që dihet është se në PD janë të gatshëm për t'i marrë shpirtin njëri-tjetrit, por kanë mbetur vetëm një tufë e vogël. "N.q.s ju mendoni që Italia mike është përfshrië në një platformë të përbashkët përgjimi për të dëgjuar se ç’a i thotë Saliu Lulit, ç’a i përgjigjet Luli, si ankohet Jozefina për Lulin, e si shumë të tjerë qahen se ka mbetur partia në dorë të Lulit, nuk i intereson askujt, se nuk ka nevojë t’ju dëgjosh ju ç’a mendoni për njëri-tjetrin. është kaq evidente kjo. Sa respekt keni ju për Lulin, sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për t’ia marrë shpirtin njëri –tjetrit, por jeni një tufë e vogël, ajo iu mbetet që të hani njëri-tjetrin dhe do mbeteshim pa PD pastaj. Mos i hyj kësaj historie”, u shpreh Rama. Ky ishte dhe momenti që solli irritimin e Flamur Nokës i cili iu afrua foltores së Kuvendit. Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj ndërpreu seancën për 10 minuta.  Fjala e Kryeministrit Edi Rama nëseancën e sotme parlamentare



 Zhvillimet në Kuvend minutë pas minute

Ora 14:40 Ristani: Vendi po kanoset
Deputeti demokrat Arben Ristani ka përshëndetur punën e prokurorisë dhe gjykatave për çështjen e përgjimeve. Madje Ristani tha se do të donte të kishte veshur një bluzë me foton e kryeprokurorit.

“Vendi po kanoset. Nuk mund të bëjmë asnjë hap më para, nuk mund të kemi jetë më të mirë në rast se e shkatërrojmë demorkacinë si sitëm nës rast se shkatërrojmë parimet demokratike. Më keq do bëhet nëse shkelmojmë parimin e shtetit të së drejtës. Në këtë mynxyrë po na tërheq Rama. Në Shkup protestuesit anti-qeveritarë kanë veshur bluzat me portretin e 3 prokurorëve sepse puna e tyre për të çliruar popullin nga zyrtarët e korruptuar ka pushtuar zemrat e popullit. Do doja ta kisha këtu një bluzë me portretin e prokurorit të përgjithshëm.

Kemi kohë që flasim për barazinë para ligjit të zyrtarit dhe qytetarit të thjeshtë. Unë jam sot me prokurorin e përgjithshëm, jam me UGJSH me UGJP me KLD, me Gjykatën”, tha Ristani.

Ora 13:45 Bylykbashi: Zgjidhja për drejtësinë, vendet e rezervuara
Deputeti Oerd Bylykbashi, në vijim të qëndrimit të PD për reformën, ka deklaruar se implementimi i saj ka vetëm një rrugë. “Me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bylykbashi, i cili ka akuzuar se kush nuk e do reformën është kryeministri. 

Sipas tij, në kushtet kur Rama nuk i ka votat për ta miratuar reformën, mundësia që i ngelet është blerja e deputetëve, “që do të ishte një turp i madh”. 

“Ne ju kemi thënë që po propozoni një sistem që Komisioni i Venecias e ka cilësuar të ngatërruar e që do të çonte në rrëzimin e sistemit brenda 10 vjetësh”, ka vijuar Bylykbashi. 

“Kryeministri përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se PD ka kërkuar dy të tretat. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Dy të tretat është formulë për bllokimin e këtij parlamenti”, ka shtuar nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi.


Ora 13:10 Rama: Pse duhet t'ju përgjonim ju?
Kryeminsitri Rama në fjalën e tij ka prekur edhe cështjen e përgjimeve që sipas opozitës qeveria ka bërë ndaj zyrtarëve të lartë.

"Për çfarë arsyeje qeveria e SHBA-ve do të angazhohej në deklaratën e djeshme pas angazhimit prej 1 vit e gjysmë? Zhgënjimi vjen nga ju, por arsyeja nuk jeni ju, janë horrat në sistemin e drejtësisë. Ata që e kanë bërë drejtësinë treg. E mendoni si ndihen nënat e atyre që janë vrarë kur vrasësit lirohen nga horrat e drejtësisë? Gjykatësi që unë e quajta killer ka liruar përdhunues. Ju që flisni me shumë pasion për krimin, atëherë jini të paktën për sy e faqe të drejtë dhe mos i ndani çështjet që lidhen me krimin në tonën dhe tuajën.

Për ne nuk ka kriminelë tanë dhe tuajët, nuk ka përdhunues tanët dhe tuajët, nuk ka as deputetë tanët kur shkelin ligjet. Prova jemi ne, Ju jeni partia që keni mbajtur drejtorin e tatimeve në arrest shtëpie në detyrë. Drejtori i tatimeve me pranga ju e mbajtët në detyrë. Ju flisni për një deputet Prenga, Prenga… është në proces por është përjashtuar nga PS para se të shpallet. Që ne e shohim botën krejtësisht ndryshe është e sigurt. Por ne e shohim me sytë tanë ju me sytë e një njeriu të vetëm. Mos u merrni me sebepe mos u kapni si i mbyturi pas një fije bari. Nuk është koha të më tregoni ju gjuhën shqipe dhe të më tregojë flamuri etimiologjinë e fjalës. Nuk kam ardhur të bëj triumfuesin dhe as ti bie daulleve.

Mos më pengo se po më harxhon kohë. E dëgjuat nga fillimi fjalën time dhe nëqoftëse nga fjala ime kuptuat që erdha këtu t’ju jap shqelmin e fundit, keni kuptuar një gjë që nuk ka lidhje me të vërtetën. Jeni në cep sot, unë kam ardhur këtu t’ju them dilni nga cepi. Besoj se kjo është shumë më e madhe se sa gjërat që mund të na ndajnë ne. Nuk është vetëm frika që ju mban ju, dhe nuk duhet të ofendoheni se të ishte për ju do të ishte bërë reforma."
-u shpreh kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit


Ora 12:44 Balla: Bllokimi i seancës, pjesë e skenarit
Nga jashtë sallës së Kuvendit deputeti socialist Taulant Balla tha se fakti se PD ndërpreu seancën dhe krijoi rrëmujë në Kuvend është pjesë e një skenari të porositur paraprakisht nga Berisha dhe Basha të cilët nuk ndodhe në Shqipëri. "E dinim që dje që PD është porositur nga Basha dhe Berisha që sot të shkaktojnë incidentet në sallë.
Porosia ishte shumë e qartë, kur të flasë kryeministri të sulmojnë foltoren se unë nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që të thuash lule është gjë e keqe. S'ka rëndësi kjo rëndësi ka që reforma të mos miratohet me tufa. Po ecin sipas një skenari të caktuar, e keqja është se me apo pa ata reforma do të behet dhe këtë se dinë këta
", u shpreh Balla.



Ora 13:42 Rama-opozitës: Kërkojini ndjesë Valentina Leskajt
Kërkoni falje valentina leskjakt se çfarë nuk thatë ër atë grua. Gjykata Kushtetuese ua dha përgjije. Edhe fgykatat tuaja nuk ia japin atë që ju kërkoni. Njësoj si ai gjykatësi që është kille me pagesë i drejtësisë, ose me flamur partie, i cili u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Kënetës se edhe në kënetë ishte i tepërt.
 
Ora 12:30 Tensionohet situata kur flet kryeministri, PD tek foltorja
Gjatë kohës që kryeministri Rama mbante fjalën në Kuvend e kur ai i cilesoi deputetet demorkatë si një "tufë" që janë gati të hanë njëri-tjetrin, të djathtët janë mbledhur para foltores së Kuvendit për të bllokuar seancën. Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka dhe deputeti Flamur Noka kanë kërkuar të ndërpresin seancën. Ish-ministri i Brendshëm ka tentuar edhe të qëllojë Kryeministrin, por ka ndërhyrë menjëherë Garda e Republikës. 

DEBATET 

Flamur Noka i afrohet foltores së Ramës

Noka-Ramës: Dil përjashta...
Rama: O çuna, o çuna...
Noka: Të ndërpritet seanca, të largohet ky. Të mblidhet Byroja. 
Valentina Leskaj: Uluni. Nuk ndërpritet me dhunë seanca. Bëj kërkesën. Nqs keni ardhur me plan për të prishur seancën kjo është çështja juaj. 
Noka: Këtu nuk mund të bëhet seancë. 
Leskaj: Ulu! Bëje kërkesën për Byronë. 
Noka: Nxirrë përjashta. Nuk ka seancë me këtë këtu.
Rama: Flamuri u mërzit me fjalën tufë....
Noka: Sigurisht...Çfarë kujtove ti...?!
Rama: Dhe çfarë po bën tani, po provon se është pjesëtar tufe. Ulu atje! 

Flamur Noka tenton të qëllojë Kryeministrin, ndërpritet seanca për 10 minuta



Ora 12:20 Rama: Shtrijmë dorën e negociatave, reformën e miratojmë edhe të vetëm
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca mbetet e vendosur të miratojë e vetme reformën në drejtësi, në rast se PD nuk do të japë konsensus. Kreu i qeverisë tha se drafti i ndryshimeve kushtetuese do të vijë shumë shpejt në Kuvend dhe ajo do të miratohet pavarësisht nga kostoja që do të ketë. 

Ora 12:00 Topalli: Mbroni skandalet, Rama kërcënoi opozitën dhe Kryeprokurorin dhe do tashmë ‘mbulohet’ me reformën në drejtësi.
Nga foltorja e Kuvendit deputetja demorkate Jozefina Topalli ka akuzuar kryeministrin Rrama se po kërcënon opozitën dhe kryeprokurorin dhe do tashmë të mbrohet pas Reformës në Drejtësi.

“Maxhorancën e ka përfshirë një nervozizëm të madh për një nga skandalet më të mëdha. Është fjala për Ëatergatein e Shqipërisë që me sa duket do të marrë me vete kryeministrin, Skandali shumë i rëndë. Reagimi i ministrit të Brendshëm ishte absolutisht një reagim frike dhe makthi. Hetimi po i kërcet në zyrën dhe vetë tavolinën e ministrit të brendshëm. Askush nuk do guxonte të sillte dhe të përdorte Imsi Catcher nëse nuk do kishte urdhër nga lart. Asnjë ministër nuk do guxonte po të mos kishte licencë nga zoti kryeministër. Rama është përpjekur për ta fshehur dhe për ta mbuluar si gjithmonë reformën në drejtësi. Sa herë i  plas një skandal, ai ngrihet dhe flet për reformën në drejtësi. Por sot, ministri dhe qeveria janë shah- mat me skandalin e përgjimeve”, tha Topalli.

Sipas demokrates, Rama dhe ministri Tahiri janë brenda këtij skandali dhe kanë përdorur drejtorin e policisë si “kokë turku”.

"Rama që mbron ministrin, ministri që mbron vartësin për një arsye të thjeshtë se janë brenda. “Drejtorët e policisë janë mësuar t’i përdorin si koka turku. Besoj që Rama kësaj radhe ka kaluar vijën e kuqe. Kërcënoi opozitën dhe prokurorinë për skandalet e tij personale. Nuk e shpëton përpjekja për të bërë avokaturën e Grillos sepse ky skandal nuk mund të mbyllet. Nuk mund të them që është një situatë skizofrenie mes përgjimeve dhe politikës. Nervozizmi do të shkojë edhe më tej. Si guxon ministri i brendshëm i thotë kryeprokurorit ‘ti je tradhtar’, apo t’i thotë gjykatësit kryeministri ‘ti je killer’? A ndodh në Maqedoni, në Serbi, apo ndonjë vend tjetër? A keni lexuar që qeveria, ekzekutivi të quajnë killer gjykatësin që po heton për skandalin e tij? Kanë pezulluar drejtorin e tij dhe po afrohen ministrit të tij, sepse brenda është kryeministri. A mund të heshtim në një moment të tillë. A mund të pranojmë të quhet killer një gjykatës, si nuk i the gjykatësit që liroi Armando Prengën? Ky është vetëm fillim dhe pas nervozizmit do shihni të tjera gjëra”, tha Topalli.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi