TIRANE- Një mesazh për të sjellë buzeqeshje dhe shpresë tek ata persona që gjenden në vështirësi dhe pamundësi për të kremtuar festat e fundvitit. Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë, duke dërguar një sms urimi në numrin 067 40 67 677.

 “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” është nisma e qeverisë me rastin e festave, ku përmes dërgimit një mesazhi urimi në këtë numër, gjithkush mund të sensibilizohet ndaj të varfërve. Çdo urim shfaqet në fasadën e godinës së Kryeministrisë, ndërsa fondet e mbledhura nga mesazhet e dërguara do të shkojnë në ndihmë të personave në nevojë, për t’i dhënë atyre mundësinë e të festuarit në ndërrimin e viteve.
 
“Një urim për njeriun e zemrës, familjen, miqtë e të afërmit, është edhe një dhuratë për dikë që ka nevojë për dorën e shtrirë të solidaritetit tuaj. Shqipëria dhuron duke uruar, bëje edhe ti, lër mesazhin tënd në një wall festash mbi murin e kryeministrisë”. Me këtë ftesë të hapur i është drejtuar Kryeministri Edi Rama të gjithë qytetarëve, përmes rrjetit social “Facebook”.

ftesa e rames

muri i urimeve

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)