Rama: Fuqia e grave vendimtare që
PS të ketë e vetme timonin e qeverisë

Rama: Fuqia e grave vendimtare që<br />PS të ketë e vetme timonin e qeverisë
LUSHNJE-Edi Rama ka vijuar turin elektoral të Partisë Socialiste në Krutje të Lushnjes.

Në fjalën e tij para banorëve dhe simpatizantëve kryeministri tha se fuqia e grave është vendimtare në betejën e Partisë Socialiste për të pasur timonin e qeverisjes e vetme.

Rama tha se koalicioni qeverisës PS-LSI ka bërë reforma historike, por ai u shpreh se “nuk duam të jemi nën presionin e askujt.”

“Koalicioni  jonë në 44 muaj ka bërë reforma që nuk ishin bërë për një çerekshekulli por duke parë se kemi akoma për të bërë dhe duke parë përpjekjen tonë për të ndërtuar një shtet dinjitoz, nuk mund të rri pa e ndarë me ju shqetësimin që nuk do t’ia dalim dot që administratën e shtetit ta vemë në dispozicionin tuaj nëse nuk marrim nga ju fuqinë për të mos pasur të tjerë në prehër në timonin e qeverisjes

Fuqia e grave vendimtare në këtë betejë sepse ato e dinë shumë mirë se çdo të thotë të administrosh punët e shtëpisë, burrat pa gratë janë të mbaruar, unë i pari.

PS do përgjegjësi të plotë për të drejtuar qeverisjen për të vazhduar shpejt me reformat dhe nga ana e rëndësishme është fuqia e grave që shohin përtej tifozllëkut, dhe nuk e ngatërrojnë si burrat tifozllëkun e për futbollin me atë për partinë.

T’i hymë një reforme që askush nuk ka guxuar t’i hyjë askush, reforma administrative që do ta bëjë hipotekën e Lushjes hipotekën e popullit.

Administrata nuk mund të jetë një federatë. Nuk mundemi më tu themi njerëzve të zot, të aftë e me shkollë kur pretendojnë për nje vende pune na fal aty nuk shkon dot se aty e ka një parti tjetër.

Qendra e votimit nuk është stadium. Fleta e votimit nuk është një biletë”,
u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'