Rama, garanci aleatëve:
Në janar bashkë në qeverisje
Aleatët e socialistëve janë të bindur se në janar do të marrë fund procesi i instalimit të tyre në bashkëqeverisje.
TIRANE- Aleatët e socialistëve janë të bindur se në janar do të marrë fund procesi i instalimit të tyre në bashkëqeverisje. Këtë konfirmim duket se e kanë marrë nga kryeministri Edi Rama i cili pritet që deri në fund të dhjetorit të mbyllë marrëveshjen bashkëqeverisëse me ta për të nisur në janar të vitit të ardhshëm me gjithë aleatët që kanë shënuar rezultat të lartë në zgjedhjet e 23 qershorit, implementimin e marrëveshjes parazgjedhore në nivelet e dyta e të treta të qeverisjes. Në këto kushte pritet që brenda janarit të përfundojë konturimi i bashkëqeverisjes dhe i përfshirjes së të gjithë aleatëve të majtë në qeverisjen e vendit.
Pritet që në ditët e ardhshme kryetari socialist, njëherësh e kreu i qeverisë Edi Rama të zhvillojë takime me të gjithë krerët e partive aleate për të formatuar përfundimisht bashkëqeverisjen dhe përmes posteve në nivele të caktuara të qeverisjes, pasi deri më tani përpos Metës janë përfshirë vetëm PBDNJ, AAK dhe G99. Të cilët kanë ndarë pushtetin mes tyre, ku pjesën më të madhe e ka marrë aleati më i madh në këtë koalicion LSI, e drejtuar nga Ilir Meta. Nga ana tjetër mësohet se dhe drejtuesit e tjerë të koalicionit kanë marrë garanci nga kreu i qeverisë Edi Rama për një përfshirje në bashkëqeverisjen e vendit në vitin e ardhshëm e në vazhdim.
Mësohet se kryeministri Rama nuk e ka ndërprerë komunikimin me kreun e PDS Paskal Milo, kryetarin e PSD Skënder Gjinushi, kryetarin e PBKD shqiptar Mark Frroku, kreun e partisë Aleanca Popullore Artur Dojaka, kreun e PSV 91 Petro Koçi si dhe krerë të partive të tjera aleate që kanë shënuar rezultat për t’u marrë në konsideratë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe që tashmë janë në pritje të bashkëqeverisjes me aleacën e majtë. Pavarësisht se ka shkuar gjatë dhe durimi është në limitet e tij, krerët aleatë të Ramës shprehen se kanë besim se do të arrijnë të jenë pjesë e kontributit në qeverisjen e vendit në janar të vitit të ardhshëm. Por nuk përjashtohet mundësia që pikërisht në janar 2014, aleanca qeverisëse të zgjerohet përtej koalicionit të para 23 qershorit me parti të tjera, përfshi PDIU e Shpëtim Idrizit, por dhe PDK e Nard Ndokës dhe FRD e Bamir Topit.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26