/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama uroi sot qytetarët e Kosovës për 7 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan "Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës me nderimin e thellë për të gjithë të rënët në luftën çlirimtare!"
Në 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë, e cila është njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së. Njohja nga Shqipëria është ndër të parat që iu bë Kosovës në orët e para - ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, kur u njoh edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Afganistani dhe Kostarika./k.s/
/Shqiptarja.com