270 milionë euro kontrata të lidhura të pazbatuar nga ju dhe që sot janë borxhet. 160 milionë dollarë për rimbursimin e TVSH, i keni lënë aty. 50 milionë për ujin dhe dritat i keni lënë pas. 60 milionë dollarë që duhet të ishin shpenzuar për ndihëm ekonomik, i shpenzuar për kumarin elektoral e me rradhë të tjerat në shumën e 750 milionë dollarëve dhe në kushtet e Shqipërisë është një sfidë e jashtëzakonshme”, tha Rama.
Ndër të tjera, ai ka replikuar në lidhje me akuzat që iu bënë për legalizimet falas apo dhe kthimin e lekëve për ish-pronarët. “Ju keni hipotekuar ndërtesa që nuk ekzistojnë. Keni hipotekuar ajrin. Keni dhënë 76 raste legalizime për ndërtime pa leje në monumente kulture. Ju keni marrë njerëzve ju, 79 milionë dollarë që duhet të shkonin tek ish-pronarët. 42 raste keni legalizuar ndërtime në rrugë, sepse kolektorë nuk njihni ju”, tha Rama.
Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
