TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga gjimnazi “Partizani”. Rama shkruan se 'Partizani' është një tjetër shkollë e rilindur në Tiranë.

“MIRËMËNGJESI dhe me gjimnazin "Partizani", një tjetër shkollë e rilindur në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive.

Ditën e djeshme morën pjesë në përurimin e këtij gjimnazi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.