Rama: Gjyqtari Aliaj, i zhytur në
kënetën e sistemit të drejtësisë

Rama: Gjyqtari Aliaj, i zhytur në<br />kënetën e sistemit të drejtësisë
"Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!". Kështu shprehet kryeministri Edi Rama duke komentuar vendimin e gjyqtarit Arjan Aliaj për pezullimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në një status në Facebook, kreu i qeverisë ngre pyetjen se, "si mundi të kthehet në detyrë gjyqtari që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?". Rama i rikthehet edhe të shkuarës së gjyqtarit i cili sipas tij ka liruar nga burgu njerëz të dënuar për vepra të rënda penale si vrasje, përdhunime apo dhe grabitje me armë. 

Reagimi i Ramës:
"Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë... Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t'i shtypur kokën drejtësisë?
Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!"
, shkruan Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi