Rama: Godo, kontribut
drejt rrugës së arsyes”

Rama: Godo, kontribut<br />drejt rrugës së arsyes”
TIRANË - Kryetari i PS-së, Edi Rama ka qenë politikani i parë, i cili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish presidentit të nderit të PR, Sabri Godo.
Në një mesazh drejtuar familjes Rama thekson se, ndonëse ka qenë një kundërshtar politik i Partisë Socialist, Godo do të mbetet për një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion.
“ Sabri Godo mbetet njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare”, shprehet Rama në mesazhin e tij të ngushëllimit.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?