Rama: Greqisë i duhet kohë
të kuptojë që s’duam tutelë

Rama: Greqisë i duhet kohë<br />të kuptojë që s’duam tutelë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka në plan të bëjë ndryshime në qeveri. Prej rreth dy orë e gjysëm, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Twitter dhe Facebook, ku mohoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Interesimit të qytetarëve në lidhje me bashkëpunimin me kreun e LSI-së, Meta, kryeministri u shpreh: “Marrëdhëniet me Metën janë më të mirat se asnjëherë tjetër”.

Gjithashtu kryeministri iu përgjigj pyetjeve të ndryshme dhe rreth operacionit ndaj informalitetit në ekonomi, që pritet të nis në shtator. Ai e cilësoi atë si, “një betejë të jashtëzakonshme në mbrojtje të biznesit të ndershëm që paguan taksat.

I pyetur se përse Presidenti kthen kaq shumë ligje të miratuara nga Parlamenti, Rama u përgjigj: "Pyesni Presidentin. Për ne është thjeshtë humbje kohe sepse çdo ligj do ta rivotojmë pikë e presje."


Mbi 2 mijë pyetje në Facebook

Një numër i madh qytetarësh janë përfshirë në këtë bashkëbisedim pyetje përgjigje në dy rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Në Facebook, Ramës i janë drejtuar afro 2 mijë pyetje. Qindra pyetje të tjera janë drejtuar dhe në Twttier, ku Rama ka kthyer dhe përgjigje për një pjesë të mirë të tyre.

I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se vendit fqinj i duhet ende kohë të kuptojë që Shqipëria nuk pranon tutelë.
 
Përse Greqia duhet të ndërhyjë gjithmonë në çështjet e brendshme të Shqipërisë?
 
Rama: E bënin shpesh në të shkuarën, e bëjnë më rrallë. Duan ende kohë si duket që ta kuptojnë se Shqipëria s'pranon me tutelë.

Ndryshimet në qeveri dhe marrëdhënie me Metën
 
Kryeministri, Edi Rama ndërsa u pyet për marrëdhënien me aleatit kryesor në koalicionin qeverisës, tha se ka marrëdhënien më të mira se asnjëherë më parë që prej bashkëqeverisjes. Ndërsa i pyetur nëse ka plan për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, Rama mohoi një gjë të tillë.
 
A do të këtë ndryshime në kabinetin qeveritar?
Rama: S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?
Më të mira se asnjëherë më parë qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku.
 
Z. Kryeministër a do mundet t'ju lejojë ndonjëherë Ilir Meta të bëni me të vërtetë shtet?
 Rama: Shtetberja është një proces që nuk kryhet në kaq pak kohë ndryshe pse s'është bërë për kaq shumë e shumë vjet!

A do të këtë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-së?
Rama: S'ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar më 23 qershor 2013.


Azilkërkuesit? Rama: Shumica kanë shkuar nga Greqia në Gjermani

Shumë pyetje drejtuar kryeministrit, Edi Rama në bashkëbisedimin në Facebook dhe Twitter kishin të bënim me numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Duke theksuar se Gjermania nuk do të japë azil politik për emigrantët shqiparë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shumica e këtyre qytetarë janë larguart kryesisht nga Greqia.
 
Mund të dimë se çfarë plani keni për azilantët e Gjermanisë?
Rama: E përsëris shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu.
 
Pse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptare nga Shqipëria në Gjermani?
Rama: Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia!
 
A do i takosh azilantët shqiptarë kur të shkosh në Gjermani? Çfarë do u thuash atyre? Pse nuk ke folur për ta?
Rama: Në Gjermani nuk merr dot azil politik asnjë shqiptar, ndërsa azil ekonomik nuk ka! Prandaj kush e merr atë rrugë vetëm humbet.
 
Zoti kryeministër a do hapet punë në Shqipëri që të kthehen emigrantët nëpër vendet e tyre?
Rama: Ka plot emigrantë që janë kthyer në Shqipëri dhe janë në punë. 



Reforma në drejtësi, Rama: Do ta godasim korrupsionin siç e nuk ia rrok mendja shumëkujt
 
Kryeministri, Edi Rama duke folur për reformën në në sistemin e drejtësisë që është një nga kushtet për integrimin në BE, tha se do të ketë masa të ashpra. Rama deklaroi se reforma do të godasë korrupsionin siç nuk e pret askush.
 
A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?
Rama: Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit.

A është e mundur të ndryshohet ligji ku gjykatës të jenë edhe të huaj? Mendoni që do ishte një e mirë për shqiptarët?
Rama: Reforma në Drejtësi do japë një përgjigje të plotë për të gjitha pikëpyetjet që koha ka ngritur mbi kufomën e drejtësisë.
 
Pse paratë konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?
Rama: Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë studentet në nevojë do të financohen nga shteti.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)