Rama - guvernatori i Hong Kongut:
Lehtësi investitorëve, ejani tek ne

Rama - guvernatori i Hong Kongut:<br />Lehtësi investitorëve, ejani tek ne
KINË - Gjatë vizitës në Hong-Kong, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është pritur nga guvernatori Leung Chun-Ying. Rama ka ftuar investitorët e Hong-Kongut të investojnë në Shqipëri pasi ofron kushte të favorshme sa i takon pozicionimit gjeografik dhe lehtësirave në sistemin e taksave dhe tregun e favorshëm të punës.

Nga ana e tij, Guvernatori Leung Chun-Ying vlerësoi marrëdhëniet si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.

Ndërkohë, pas këtij takimi Rama në një prononcim për mediat u shpreh se, Shqipëria paraqet një treg më të gjerë se territori i saj.

“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi në mënyrë sistematike që të mbjellim farën e një ndryshimi të rëndësishëm në aspekt të investimeve të huaja direkte. Shenjat e para tanimë janë të qarta. Por ndërkohë puna vazhdon dhe ne shumë shpresojmë që edhe nga kjo pjesë e botës të ketë një interesim për Shqipërinë, po jo thjesht për Shqipërinë, por me mesazhin se kush investon në Shqipëri investon në një treg shumë më të madh sesa Shqipëria, duke pasur parasysh zhvillimin e rëndësishëm politik dhe të bashkëpunimit në rajonin tonë”, tha Rama.

 Kreu i qeverisë shqipare paraqiti si sektorë ku Shqipëria është e fokusuar për të tërhequr investitorë si energjia, nafta dhe mineralet, turizmit, bujqësia si dhe manifaktura. Rama tha më tej se, qeveia shqiptare nuk përzgjedhje investiorët, por përpjekja është për të thithur sa më shumë investeime të huaja direkte.

“Nuk është çështja sa jemi të gatshëm ne të përzgjedhim këtë apo atë vend, çështja është sa të gatshëm janë investitorët nga ky apo ai vend, për të synuar Shqipërinë dhe për të investuar në Shqipëri. Dhe kjo është përpjekja jonë”, deklaroi kryeministi shqiptar.

Rama po kryen një vizitë në Hong-Kong ku në kuadër të pjesëmarrjes në forumin ekonomik Hong-Kong – Shqipëri me pjesëmarrjen e institucioneve financiare dhe sipërmarrësve nga Hong-Kongu e Kina, të interesuar për Shqipërinë si platformë investimesh me shtrirje rajonale.

rama ne kine guvernatori hong kong

rama ne kine guvernatori hong kong
rama ne kine guvernatori hong kong

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë