Rama: Hallall PD-së me ministrat
Shqipëria shpëtoi nga kriza

Rama: Hallall PD-së me ministrat<br />Shqipëria shpëtoi nga kriza
Nga qyteti i Durrësit, ku zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë, kryeministri Edi Rama deklaroi se 6 ministrat teknikë që i dha PD në qeveri nuk janë asgjë përpara krizës që Shqipëria i shpëtoi.
 
"Opozita ka pasur frikë nga reforma. Pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të ulet në tryezën e negociatave.
 
Kur më thonë se lëshove shumë, se morën shumë ministra, por hallall ministrat deri në 25 qershor me atë që fitoi Shqipëria.
 
Gjërat që rrezikoheshin nga mungesa e marrëveshjesh ishin më të mëdha se gjerat që fitoheshin.
 
Fitonte PS 120 po çna duhej ne kjo, ku te gjithë do të futeshin në spiralen se çfarë do të ndodhte
" tha ai.
 
Rama: SHBA dhe BE, garanci për drejtësinë
Rama u shpreh se në 26 qershor pasi është pranuar rezultati do të hapim një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë, pasi nuk janë në dy llogore, që njerëzit i ndajnë në armiq.
 
Kryeministri deklaroi se amerikanët dhe europianët janë garancia se reforma në drejtësi në Shqipëri do të bëhet.
 
"Pyetja që bëhet është a do të hyjë njeri në burg? Në burg duhet të shkojnë zullumqarët, deri tani politikanët e korruptuar kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e korruptuar.
 
Kur më thonë e bëtë marrëveshje për të shpëtuar njeri tjetrin më vjen edhe për të qarë dhe për të qeshur, pasi po të ishte kështu do ishte bërë dhe nuk do të kishte njeri në çadër për të mos u bërë.
 
Këtu jemi të gjithë kushërinj, por me prokurorë dhe gjykatës amerikanët dhe europianët do të jetë ndryshe
".
 
Rama: PD rrezik, na jepni 71 mandate vetëm
Rama u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që t'i japin PS 71 mandate për të formuar qeverinë e vetme, për të vazhduar rrugën e reformave.
 
"Kthimi pas te PD është kërcënim. Kë do më tregoni Lulin në Tiranë, një gjë e bëri mirë, gjumë për 7 palë qejfe, apo Saliun, nga ta kapim nga energjia...
 
Demokratët të na japin votën ne, i trajtuam me përkushtim për t'i nxjerrë nga rruga qorre ku kishin hyrë.
 
Nëse i jepni PS 71 mandate timoni i sigurt, nëse nuk i jepni 71, PS mund të ketë timonin, por kushedi sa mund të ketë në prehër
" deklaroi ai.
 
Batutat/ Rama i rrethuar nga gratë: Do i mbaj sytë poshtë
Gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Durrës nuk munguan edhe batutat nga kryeministri Rama.
 
Nuk ka rrethim më të bukur, se rrethimi i grave, aq më bukur në një rrethim si ky, ku s’di nga të rrotullohesh se të ngelin sytë gjithandej, do i mbaj sytë poshtë më mirë.

Nëse votojnë vetëm gratë, PS merr 91 deputetë në 25 qershor. 65% e grave në vend votojnë për Partinë Socialiste. Burrat thonë duam shtet, por e duan për të tjerët dhe jo për vete
” u shpreh kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false