Rama: Hapen dosjet në nder të
historisë, s'ka më shejtan budalla!

Rama: Hapen dosjet në nder të<br />historisë, s'ka më shejtan budalla!
TIRANE - Pas rreth 1 muaji nga hapja për herë të parë të tunelit anti-bërthamor Bunk’Art, ku deklaroi iniciativën e qeverisë për të hapur dosjet e regjimit komunist, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë kësaj çështje duke theksuar vullnetin konkret të qeverisë që ai drejton për të nisur procesin e hapjes së dosjeve, bazuar në modelin gjerman.

Deklaratatën kryeministri Rama e bëri gjatë një takimi në Kryeministri me veteranë dhe ish-të përndjekur politikë, ku nënvizoi se do të kryhet hapi i munguar  dhe se dojet se regjimit komunist do të hapen. Dhe kjo jo pë rrevansh apo për hakmarrje, por sepse siç u shpreh ai, për të bërë një raport të ndershëm me historinë, pasi të gjithë meritojnë 
të dinë të kaluarën e errët të sistemit diktatorial.Fjala e plotë e Ramës në pritjen me veteranët e ish të përndjekurit

Kreu i ekzekutivit, tha se në të kaluarën është folur për përpjekje të tilla nga persona të cilët dosjet i kanë përdorur për të trembur kundërshtarët e tij politikë, madje sipas tij kush ka kërcënuar më shumë me dosjet ka pasur më shumë për të fshehur.

Sipas tij, koha e shejtan budallait i ka ardhur fundi dhe se çdokush meriton të njihet me monstrën e errët, dhe që hijet e të saj të mos na servilen ende nga ustallarët e së shkuarës.  

“Në këtë përpjekje pas një deformimi skandaloz, ku është folur më shumë se kudo tjetër është folur për të shkuarën, dhe ku njerëzit e së shkuarës janë bërë për të deformuar të tashmen, dhe në të bëjmë hapin e munguar të hapjes së dosjeve. Jeni të gjithë dëshmitarë, që sot natyrshëm, është e ndarë në shumë pozicione sepse është një shoqëri e lirë edhe pse jo demokratike në kuptimin më të plotë të fjalës, meritojnë që të gjithë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën. Jo për revansh, as për hakmarrje, por për të vendosur një raport të ndershëm me historinë. Pa këtë raport çdo komb e ka të vështirë të ndërtojë të ardhmen e vetë, të shkëputur nga tentakulat e monstrës së të shkuarës, e cila ka qenë mostra e hijes së frikës së ndërtuar dhe të lartësuar mbi bashkëpuinimin me sigurinë e shtetit. Por të gjithë jeni dëshmitarë, se si në të shkuarën në këto 20 vjet, dosjet janë tundur për të bërë politikë, dhe për të trembur kundërshtarët politikë. Kush ka kërcënuar më shumë me hapjen e dosjeve mbase ka më shumë për të fshehur. Dhe kush ka treguar dosjet, dhe jo problemet reale, e ka bërë si shejtan budallai për të hedhur një gurë djallëzisht në lumë dhe për të kapërcyer një tjetër lumë,m ndërkohë që tjerët shkonin për të nxjerrë gurin e shejtan budallallëkut. Ne e kemi zgjedhur një model suksesi, si ai gjerman, përmes një modeli transparent, që shoqëria të njihet me monstrën e errët, që kaq shumë ka vazhduar të përdoret edhe pas rënies së regjimit, si një hije, duke thelluar një përçarje të padrejtë në shoqërinë tonë. Dhe gjithë ky proces, i ngritur mbi modelin gjerman, do të na mundësojë që të lehtësojmë këtë barrë të së shkuarës dhe të mos kemi më nëpërkëmbë, hijen e të shkuarës, që ustallarët e të shkuarës na i vërtisin.” theksoi kryeministri Rama

Rama: Të ngrihet Instituti i Memories, pikë referimi për të lexuar të shkuarën
Kryeministri Rama duke folur për dosjet risolli në vëmendje Instituin e Kujtesës i cili sipas tij është një tjetër gur i hedhur nga politika e mëparshme, për të larguar vëmendjen dhe se tani nuk ka më asnjë shenjë të tij.

Kryeministri në këtë kuadër, tha se do të ngrihet ky institut për të qenë një pikë referimi, për ata që duan të lexojnë deri në fund historinë dhe të shkuarën.

“Së treti, jo vetëm për dosjet, por edhe për institutet e kujtesës, nuk ka asnjë gjurmë për këtë institut, që është përdorur qëllimisht për të hedhur një gurë tjetër, madje ka shumë të dhëna se një pjesë e mirë është zhdukur dhe e kanë zhdukur ata që premtuan se do ta nxirrnin në dritë,  të ngrihet kjo instancë e memories, që të jetë një pikë referimi, për ata që duan ta lexojnë deri në fund, dhe nuk mund ta lënë deri në fund pa lexuar historinë e së shkuarës.“ tha kryeministri i vendit

edi rama

Rama: Brenda 2015, dëmshpërblejmë gjithë ish-të përndjekurit mbi 75 vjeç
Më tej kreu i qeverisë u ndal edhe tek fondet dhe dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit ku theksoi se javës tjetër do të nisë shpërndarja e këstit të katërt, ndërsa shtoi se në qoftë qeveria e kaluar, apo qeveritë e tjera, nuk kanë arritur të japin më shumë se këstin e dytë për këtë kategori njerëzish.

Jo vetëm kaq, por shefi i qeverisë nënvizoi se brenda vitit 2015, do të bëhet dëmshpërblimi i të gjithë ish-të përndjekurve mbi moshën 75 vjeç, ndërsa deri në fund të mandatit të gjithë detyrimeve për të këtë kategori personash.

“Në 8 vitet e fundit, e vërteta është se dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë, nuk iu afruan asnjëherë një shume, sa shuma që ne kemi arritur të japim, me gjithë ngarkesën financiare që ne e gjetëm vendin. Dhe në total u akorduan fonde sa 2 këste pagesash. Ndërkohë që sot ne jemi në një fazë ku po ndajmë këstin e 4. Me vetëdijen e plotë se nuk mund të vazhdojmë të dëmshpërblejmë, duke iu ribërë nga e para biografinë,  dhe për t’i ndarë, dhe me bindjen se me përpara se sa të mendojmë për të shpërblyer pasardhësit, duhet të shpërblejmë një nga një të gjithë ata që janë ende gjallë, dhe kanë ende gjurmët e ferrit në shpirtin e tyre. dhe ajo çka ne jemi zotuar, sot është në rrugën e realizimit, duke bërë që deri në fundin e vitit të ardhshëm ne të kemi shlyer të gjithë të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç, dhe deri në fund të mandatit, dëmshpërblimin e të gjithë të përndjekurve.  Brenda 4 muajve të parë, në të njëjtën kohë që negocionim me FMN për ta rikthyer Shqipërinë në binarët e arsyes financiare, ne kemi dorëzuar paratë e dëmshpërblimeve për 1000 mijë të përndjekur që nuk kishin marrë kurrë asnjë qindarkë nga qeveria në 24 vjet. Dhe gjatë këtij viti, janë 1639 të përndjekur kanë përfituar këstin e tretë, dhe do të vazhdojë pagesa edhe në ditët e fundit, edhe për 700 të tjerë të përndjekur. E gjitha kjo ka një aspekt të rëndësishme morale, por edhe një faturë të rëndësishme, e cila nuk është asgjë në krahasime vuajtjet e gjithë këtyre njerëzve, të një shteti që kush gjeti shesh bëri përshesh.” nënvizoi kryeministri Rama

Rama: Fondet e ish-të përndjekurve, u shpërdoruan nga skuthët që i shërbyen regjimit
Kryeministri Rama tha se deri më tani ka pasur persona të cilët kanë shpërdoruar fondet e ish-të përndjekurve nga persona të cilët deri dje ishin shërbëtorë të komunizmit dhe se pas rrëzimit të regjimit, ndërruan xhaketë, për të bërë karrierë.

"Besojmë shumë që jo për shkak të opinionit por bazuar në fakte, ajo çka ka ndodhur me të përndjekurit, në kuptimin e shpërdorimit të fondeve të dhëna, dhe nëse e para ishte një përndjekje ideologjike, e dyta ishte një përndjekje imorale, e një kohe të re me ustallarë të vjetër, të dalë nga barku i kohës së vjetër, që renden ta kthejnë xhaketën, duke  u tërbuar kundër komunizmit që deri dje i kishin shërbyer komunizmit. Por si ata skuthat e aftë për të bërë karrierë në çdo regjim, duke iu ofruar servilizmin dhe bashkëpunimin ekstrem, të çdo regjimi dhe çdo epoke." tha ai

edi rama

Rama: Shpërblim çdo fundvit, sa edhe veterani dhe ish i përndjekuri i fundit të jetë ndarë nga jeta
Kryeministri u ndal edhe tek shpërblimet që qeveria ka shpërndarë këtë vit për veteranët dhe për ish-të përndjekurit ku theksoi se ato do të jenë të vazhdueshme çdo fundvit, deri sa veterani dhe ish i denuari i fundit të ndahet nga jeta.

Rama tha se shpërblimet nuk mund të zgjidhin problemet e këtyre kategorive por se janë simbolikisht një pemë e veçante për ta në këto festa të fundvitit.
 
“Unë besoj se shpërblimi i fundvitit, duke përcaktuar një shumë të ndryshme, për të përndjekurit, simbolikisht është një pemë e veçantë për të qenë pranë tyre, dhe për tu mundësuar që t’i bëjnë nëse duan një dhuratë nipave e mbesave të tyre, pa pasur frikë të fusin dorën në xhep. Sepse nuk ka të përndjekur apo veteranë, që nuk paguan energjinë elektrike, faturën e ujit, që nuk respekton ligjin dhe shtetin, edhe pse shteti për vite të tëra, më shumë se një rast ka treguar mungesë respekti. Dhe në fund të fundit, veteranët dhe të përndjekurit janë dy anët e medaljes, së një iluzioni të madh që u kthyer në një zhgënijm të madh, dhe përmes manipulimit të idealeve ndërtoi një ferr tokësor, që dolëm në 90 por dolëm duke pasur ne, gjenerata më e re, kokën lart, se veteranët e luftës na dhanë mundësinë që ne si shqiptarë të ndjehemi krenarë për atë që kanë bërë paraardhësit tanë, dhe për ata aleatë strategjikë që sot janë pjesë e NATO dhe BE dhe që u bënë bashkë për të hequr murtajën nazifashiste. Duke iu uruar nga zemra një vit të gëzuar, do të dëshiroja të theksoja se shpërblimi për veteranët, që është hera e parë që jepet dhe që dallon do të vazhdojë deri kur të jetojë veterani i fundit dhe i përndjekuri i fundit. Ndërkohë që nuk mund të rri dot pa sqaruar për të gjithë ata që nuk e dinë, si gjithmonë, ata të cilët na treguan se medemek dhanë shpërblime të padenja, nuk kanë dhënë asnjë shpërblim as në 2010, 2011, dhe në 2013 e bënë për një kategori se kishin zgjedhjet. Është hera e parë që marrin shpërblime personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, dhe e përsëris jo se këto shpërblime zgjidhin probleme, por tregojnë respekt, dhe dhembshuri për tu qenë pranë atyre që nuk mundën dot të përjashtohen nga tërësia e njerëzve që duan dhe mund të iu bëjnë një dhuratë nipave dhe mbesave për vit të ri, dhe besoj se po me këtë dhembshuri ne do të vazhdojmë edhe në vitin në vijim, duke shpërblyer njerëzit që meritojnë të shpërblehen, që janë fizikisht të pamundur për të pasur një punë.” tha kreu i qeverisë

edi rama

Rama: Rritje të përvitshme pensioneve të veteranëve
Skema e re e pensiove që do të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm, ishte një tjetër çështje që kryeministri Rama u ndal duke u shprehur se duke nisur nga viti 2015, do të ketë rritje të përvitshme të pensioneve të tyre, dhe në përputhje të pensioneve minimale me minimumin jetik.

Kryeministri nënvizoi se nuk do të ketë më pensionet për ata që ai i quajti pseudo veteranë dhe që kanë falsifikuar ditëlindjen dhe që sipas tij, janë 1500 raste të tilla.

Rama u bëri thirrje të gjithë veteranëve dhe ish-të përndjekurve që t’u kujtojnë nipërve dhe mbesave të tyre që të mos punësohen tek ata subjekteve private apo publike, ku pronarët apo drejtorët nuk derdhin detyrimin e sigurimeve shoqërore.

“Ne i kemi një detyrim të madh veteranëve të luftës, që ka të bëjë jo drejtpërdrejt me ta, por me atë që i çoi ata në vijë e parë të luftës, ku të ketë barazi para mundësive dhe ligjit. Dhe tek barazia e mundësive ne shohim një nga arsyet se pse i kemi kërkuar popullit shqiptar një mandat. Unë dua të fokusohem tek skema e re e pensioneve e cila hyn në fuqi në janar të vitit të ardhshëm, bazuar në reformën që ne e bënë në 1 vit qeverisës dhe që u shty për 20 vjet me radhë, dhe kjo shtyrje bëri që pensionet të jenë kaq sa janë. Ndërsa me skemën e re të pensioneve do të përfitojnë jo vetëm veteranët dhe të përndjekurit por edhe të bëhet e mundur që djemtë e vajzat tuaja të mundën që sot të përpiqen që të kenë një pension më dinjitoz. Sepse pensioni nuk do jetë me një tavan të vendosur, por do të varet nga puna dhe vullneti i secilit. Duke filluar nga janari, do të përfshihen në skemën e sigurimeve ata që punojnë dhe që janë sot e gjithë ditën skllevër të pronarëve. Janë qindra miliona dollarë që mungojnë në arkën e pensioneve për nesër dhe jo për sot, për ata që do të dalin në pension pas 10 apo 15 vjetësh, për shkak se në instancat private apo publike nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe sot e kësaj dite nuk paguhen. Dhe ne duam ndihmën tuaj, për pensionet e nipave dhe mbesave që ju do t’i nxisni që të mos pranojnë të punësohen që punëdhënësi derdh detyrimet e sigurimeve shoqërore. Kjo do të jetë një betejë e madhe dhe ne do t’i bëjmë apel ndjeshmërisë suaj ndaj ligjit, dhe ndaj domosdoshmërisë për barazi për të thënë fjalën tuaj në familjen tuaj dhe për tu siguruar që bijtë tuaj, të mos pranojnë të punojnë pa qenë të siguruar, sidomos ata që janë në sektorin shtetëror.  Dua të iu siguroj që nga 2015 ne parashikojmë rritje të përvitshme të pensioneve dhe përputhje të pensionit minimal me minimumin jetik. Gjithashtu falë rritjes së transparencës, nuk do të ketë shpërblime për pseudo veteranë, pa folur që janë futur tek veteranët bashkëpunëtorët e nazizmit, ashtu sikundër do të garantojmë që të krijohet gjitha baza e qendërzuar e pensioneve që të mos ketë më pensione të dubluara apo ditëlindje të falsifikuara. Janë 1500 raste të tilla.” u shpreh kryeministri i Shqipërisë

edi rama

Veliaj: Hapja e dosjeve transparencë e së shkuarës, jo hakmarrje 
Edhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, nënvizoi rëndësinë e hapjes së dosjeve, duke shtuar se kjo bëhet për efekt transparence për të shkuarën dhe jo për hakmarrje politike.

Veliaj përsëriti qëndrimin e qeverisë, për ta kryer këtë proces të bazuar dhe me asistencën e modelit gjerman, ndërsa ftoi edhe veteranët të japin ndihmën e tyre në këtë proces.

“Ne vitin tjetër do të nisim iniciativën e hapjes së dosjes. Jo si një mënyrë hakmarrje, por për të kthyer një shoqëri më të pjekur. Dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi marrë modelin gjerman, që garanton transparencë dhe jo hakmarrje. Prandaj do të doja që veteranët të bëheshin pjesë e një procesi që të gjitha vendet e bllokut e kanë bërë.” tha Veliaj

veliaj


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)