Rama: Hapni negociatat! Hahn:
Presim Vettingun, duam fakte

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Rama tha se tashmë ka nisur procesi i Vettingut në vendin tonë, një element ky i kërkuar nga BE për hapjen e negociatave.

Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Diskutuam për suksesin e qartë të luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë”, tha Rama.

Por Brukseli kërkon nga Shqipëria rezultate konkrete nga Vettingu që në Janar. Komisioneri për Zgjerimin deklaroi se ligji i Vettingut është vendimtar për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Johannes Hahn vlerësoi luftën ndaj drogës, por kërkoi fakte konkrete për arritjet duke e vendosur theksin te Reforma në Drejtësi, ndërsa kërkoi që të gjitha palët në Shqipëri të bëhen bashkë kur vjen puna për procesin e integrimit, pasi vendi është në rrugën e duhur.

Kemi mundësi që të diskutojmë të shkëmbejmë ide për progresin që ka bërë Shqipëria. Duhet të punojmë për sfidat. Ne bazohemi te faktet dhe jo te thashethemet dhe aludimet. Me rëndësi që të arrijmë të qytetarët dhe të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria.

Ne mund të bëjmë shumë më shumë për këtë. Kemi në fakt dicka për të treguar në lidhje me ecurinë dhe progresin për luftën kundër drogës apo për uljen e numrit të azilkërkuesve dhe kjo është një tjetër arritje e madhe.

Ne kemi synime për 2018. Duke u bazuar te fjalimi i Juncker për të ardhmen. Ne do të nxjerrim një strategji për Ballkanin në muajin Shkurt dhe për herë të parë pas 15 vitesh do të ketë edhe një samit të Ballkanit që do të organizohet nga Presidenca Bullgare në Maj të 2018.

Kjo tregon të ardhmen evropiane të Ballkanit. Për të marrë rekomandimin presim rezultatet për Vettingun. Rezultatet e para i pres në fillim të vitit. ONM po punon me ekspertë nga e gjithë bota. Është shumë e rëndësishme që të konsolidohen arritjen në 5 prioritetet.

Të gjitha janë në rrugën e duhur, është një gjë që dua ta theksoj që Shqipëria është në rrugën e duhur dhe madje dua të them se “Aspirata Europiane duhet të jetë objektiv kombëtar dhe të mbështetet nga të gjitha partitë, shoqëria dhe media, absolutisht. Pasi është synim kombëtar integrimi.

Pavarësisht diskutimeve politike, sa i përket synimit kombëtar të gjithë duhet të jenë bashkë. I gjithë vendi e do dhe e ka për synim të ardhmen Europiane. Të gjitha partitë e duan këtë gjë, por është me rëndësi që tregohet me një veprim të përbashkët kombëtar” deklaroi ai. 

Përsa i përket një raporti për Shqipërinë, Hahn deklaroi se do të dalë në pranverë. “Ne nuk e kemi shtyrë raportin. Është e vërtetë që nga hera e fundit dhe deri në publikimin e ardhshëm, bëhet fjalë për një vit e gjysmë, por këtë e bëmë që të kishim një cikël tjetër, pasi ky raport duhet të dalë në pranverë, në objektivin tonë.

Nga viti tjetër e tutje kjo do ndodhë cdo pranverë apo dimër, ka qenë vetëm për një bashkëveprim të punës sonë. Sapo të kemi treguar sesi një raport pozitiv nga ana jonë do merret në konsideratë nga shtetet anëtare jam i gatshëm ta lancojmë një raport të tillë" përfundoi Hahn.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur