TIRANE - Kryetari i PS-së Edi Rama zhvilloi sot në mesditë një miting elektoral në qytetin e Pukës. Banorëve të këtij qarku Rama u kërkoi votën për të hequr nga zverku qeverinë e gjyshit me antiplumb për të lënë në krah një qeverinë e zhvillimit.
“Do të keni në krah një qeveri të re, dhe kryeministër që hallet tuaja do i ketë të veta dhe në përpjekje kundër izolimit këtu në Pukë. Nuk do të jeni më vetëm. Zgjedhjet mes 23 qershorit nuk është mes dy njerëzve por mes kësaj gjëndjeje të rrënimit, varfërisë, korrupsionit, shpartallimit të Shqipërisë dhe hapjes së rrugës për një rilindje shqiptare” - tha Rama. Për kryetarin e PS-së zgjedhjet e 23 qershorit janë aq të rëndësishme sa ato të 1992
“Është një ndarje mes dy kapitujve. Në 1992 shqiptarët u ftuan të vendosin me votë çfarë fati duan vazhdim i kapitullit të rrënimit si ai i regjimit komunist apo të një kapitulli të ri. Sot duke filluar nga gjenerata e re e vajzave e djemve të vitit 90 që nuk e kanë njohur komunizimin dhe sot janë të kërcënuar nga të gjitha pasojat e keqqeverisjes, analfabetizmit, papunësisë, zgjedhja më 23 qershor është shumë e qartë. Votoni PS në nr 29.
Ju do hiqni pushtetin e katragjyshit me antiplumb nga zverku, do të keni në krah dhe ekonomia familjare do ngrihet në këmbë. Ky popull duhet të ngrihet dhe s’duhet të rrijë duarkryq por me votë të fitojë betejën kundër rrënimit”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com