Rama histori me Delvinën: Të
punësuar kushërinjtë e Balilaj

Rama histori me Delvinën: Të<br />punësuar kushërinjtë e Balilaj
Nga Saranda ku mbajti mitingun e radhës, kryeministri kërkoi që të votohet masivisht PS me qëllim që pushteti të mos ndahet në tepsi.

Për të dëshmuar sa keq keqpërdoret pushteti në duart e partive të tjera ai lexoi letrën e një qytetari të shqetësuar mbi Bashkinë e Delvinës.

Sipas Ramës, bashkia e drejtuar nga partia e LSI kishte punësuar gjithë familjarët e kryebashkiakut Rigels Balilaj (nipi i te shumekerkuarit Kelmend Balilaj) në institucionin e bashkisë dhe drejtori të tjera, duke shkelur meritokracinë tha Rama.

“Nuk dua që pushteti të jetë pjesë e tepsisë. Nuk u besoja syve kur ai burri me duart që i dridheshin  më dorëzoi këtë letër ku cfarë të shihja, dhjetra persona kushërinj të kryebashkiakut ishin të punësuar”, tha Rama duke lexuar letrën ku spikaste dhe mbiemri i Balilaj dhe sic shqiptoi Rama, “kushëri i ish-drejtorit të Transporteve të Sarandës”.

Ndaj Rama tha se kjo ishte arsyeja që ai kërkon votën.
“Unë po ua them hapur se këtë sistem nuk ka kryeministër që e përmbys, apo parti të madhe që e përmbys, e përmbysin qytetyarët duke votuar, por më ndihmoni që duke u bashkuar të shkatërrojmë majtas e djathtas gjithë tentakulat e këtij sistemi”.

Sipas kryetarit të PS, koalicionet nuk janë sic duken në televizor.
“Të bëjmë koalicione që duket sikur janë për ju por në fakt fillojnë nga vetja që partitë i drejtojnë vetëm për vete”.

Letra me listen e emrave qe lexoi Rama

“Shoqeria private e transportit te udhetareve, (Alb Universal 95 me dokumentacion te dyshimte dhe me çeshtje te hapur ne Prokurorine e Rrethit Sarande) kohet e fundit ka perfituar linjat e transportit, Delvine – Tirane dhe Delvine – Sarande, themeluar nga Albin Balili (djali i xhaxhait te kryetarit te Bashkise) i cili me pas ja dhuroi te fejuares se tij Xhesjana Ballaci, e cila me pas 50% te aksioneve ja shiti Perlat Myrtajt nga Fieri (mik i Bako Balilit dhe pronar i nje shoqerie te sigurimit fizik).

Fatos Llalla (drejtori i Zyres Arsimore ), baxhanaku i kryetarit te Bashkise.

Everton Shehu (drejori i Transporteve, DRSHTRR), djali i tezes se kryetarit te Bashkise.

Elvira Alidhima, (shefe e Finances ne DRSHTRR ), kushurira e dyte e kryetarit te Bashkise.

Denis Balili, (inspektor ne IKMT, Sarande ), vellai i kryetarit te Bashkise.

Ingrida Balili (Çepani), (financiere ne Drejtorine e Shendetit Publik), bashkeshortja e kryetarit te Bashkise.

Rovena Llalla ( Çepani ), inspektore ne Hetimin Tatimor ne Sarande.

Bashkim Çepani ( roje nate ne Bashkine Delvine, vjehrri i kryetarit te Bashkise.

Emiljano Hamzaj, shofer i kryetarit te Bashkise, kusheriri i pare i nuses se kryetarit te Bashkise.

Engjell Hamzaj, shofer me makinen e pastrimit te qytetit), dajua i nuses se kryetarit te Bashkise.

Barjam Alidhima, nenpunes prane Zyres se Urbanistike ne Bashki, kusheriri i dyte i kryetarit te Bashkise.

Besar Kapllani, jurist ne Bashki, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Fatmir Bulaj, nenpunes ne Bashki, kusheriri i dyte i kryetarit te Bashkise.

Enkelejda Ballaci, punonjese e Gjendjes Civile te Rrethit, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Velo Maksuti, punonjes ne Zjarrfikese, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Elsa Hamzaj, mesuese ne fshatin Kopaçez, kusherira e pare e nuses se kryetarit te Bashkise.

Nasir Isufaj, roje ne spital, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Mitat Isufaj, roje ne Shkollen “Kosta Çavo”, kusheriri i pare i nuses se kryetarit te Bashkise.

Mezan Nexhipi, perpunues dokumentacioni te lejet e drejtimit ne DRSHTRR), nip i familjes Balili.

Klodian Llalla, mirembajtes ne Ujesjelles, vellai i drejtorit te Zyres Arsimore, d.m.th lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Zihni Çapoku, ekonomist ne Ndermarjen e Ujesjellesit, burri i tezes se drejtorit te Arsimit, d.m.th lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

Fiqirete Çapoku, pastruese ne Ndermarjen e Ujesjellesit, tezja e Drejtorit te Zyres Arsimore, d.m.th lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK