TIRANE - Kryeministri Rama ka falenderuar sot në mënyrë të veçantë, Ambasadorin gjerman në Shqipëri, z.Helmut Hoffman, "për angazhimin e tij të fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë."

Ky falenderim i shoqëruar natyrisht edhe me mirënjiohje ndaj Hoffman, erdhi një ditë pasi u ngrit grupi parlamentar  i miqësisë Shqipëri - Gjermani.

Sipas Ramës, ky grup "u ngrit me synimin për të ndërtuar një urë më shumë në rrugët e bashkëpunimit në rritje mes të dy vendeve."

Në takimin që u zhvillua dje në Kuvend, fjalimet qenë miqësore dhe jashtë kornizave zyrtare.

Në atë takim, Kreu i Kuvendit u tregoi miqve gjermanë se në Shqipëri ende ka mbetur shprehja "Ah, si nuk u lidhëm me Gjermaninë atëherë kur erdhi Shtrausi,", ndërsa Kryeministri rrëfeu përshtypjet e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit e pikërisht në Gjermani.

Më i veçantë nga të gjithë folësit ka qënë pikërisht ambasadori gjerman, Hoffman, që dha një këshillë mjaft miqësore, për të cilën sot edhe u falenderua me mirënjohje nga Kryeministri shqiptar.

 “Ajo çka nuk duhej të bëni në këto momente," - theksoi Hoffman, -"është që mos të flisni së tepërti, dhe mos e ekzagjeroni duke folur në  mënyrë populiste për Evropën dhe BE.

Pikërisht ky është momenti , ku më të vendosur se kurrë duhet të jeni në mbështetje  dhe të deklaroheni pro Evropës."

rama gjermani
Redaksia online
(ar sh/Shqiptarja.com)