Rama,homazhe në varrin e Rugovës:
Pa të Kosova s'do ishte realitet

Rama,homazhe në varrin e Rugovës:<br />Pa të Kosova s'do ishte realitet
PRISHTINË -  Edhe pse u akuzua nga drejtues të LDK në Kosovë apo dhe ish-kryeministri Berisha për mospërmendjen e emrit të Ibrahim Rugovës, Edi Rama ka bërë homazhe në varrin e ish-presidentit dhe liderit paqësor të Kosovës.

Kjo ka ndodhur pas fjalës së tij në Kuvend, sot pasdite. “Në këtë vend ku prehet njeriu pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtet i ri, sovran, demokratik. Lavdi përjetë kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re!”, ka thënë ai.

Rama nuk deshi të komentojë vërejtjet dhe braktisjen e seancës së Kuvendit të Kosovës gjatë fjalës së tij para deputetëve.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan