Rama humor me Sotiraq Filon: Raqka
trembet nga pulat, jo të vjedhë vota

Rama humor me Sotiraq Filon: Raqka<br />trembet nga pulat, jo të vjedhë vota
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kashari se në mandatin e dytë do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin, ashtu sikur bëmë për Vettingun.
 
E ndërsa kërkoi votën për mandatin e dytë, bëri një batutë për Bashën. “Ka mbaruar ndeshja e parë, tani është ndeshja kthimit, do ta mbyllim me fitore për të gjithë shqiptarët.
 
Doni të luftojmë për të rritur ekonominë, votoni PS, të marrë 71 mandate vetëm. Luli pa punë nuk do ngelet se në parlament do jetë me rrogë, dhe do bëjë të vetmen punë që di të bëjë të flasë
” tha Rama.
 
Rama është ndalur edhe tek akuzat e PD-së, për vjedhjen e votave. Ai iu referua rastit të zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës katër vite më parë, që drejtuesit e PD e përsërisin shpesh.
 
Ata ankohen se vjedhim vota në Korçë. Po kush t’i vjedhë votat në Korçë?! Raqka? A vjedh vota Raqka?! Kur i del pula para, trembet Raqka jo pula. Si mund të vjedhë vota ai?!
 
Ato thonë mafiozi që na vodhi votat. Raqka rri gjithë ditën në punë, shikoni si e ka bërë Korçën. Po të ishin ata do vinte era e qofteve deri në Tiranë. Se ata morën njërin që shiste qofte dhe e bënë kryetar bashkie
”, tha Rama me humor.
 
Batutat e Ramës me Veliajn: Po votuat Saliun, harroni punët e Lali Erit
Rama theksoi se nëse vota shkon për PD, edhe punët e Tiranës dhe të Veliajt do të mbeten përgjysmë. “Lali Eri thotë: Do bëjmë 30 shkolla, e dëgjuat?
 
Votoni Saliun ju si shikoni shkollat, votoni Saliun ju edhe pastaj harroni Lali Erin duke bërë punë, e keni vetëm për dasma edhe për ngushëllime. Edhe ato i bo ky, i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime, edhe s’do merret vesh do ngushëllojë Lali Eri ju për atë të shkretin që iku, apo do ngushëlloni ju Lali Erin që është bërë gjysmë njeriu. Jepjani votën Saliut... votoni Saliun…..”, tha Rama, çka shkaktoi mjaft të qeshura mes të pranishmëve.
 
Rama theksoi se në 25 qershor në këtë zonë, më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin, është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit të qeverisë me Bashkinë e Tiranës.
 
Më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit tim dhe të qeverisë me Lali Erin edhe me Bashkinë do prishet e do kthehemi prapë aty ku ishim, apo do të jetë baza për të bërë akoma më tepër.
 
Nëqoftëse demokratët që lindin fëmijë njësoj si socialistët duan që kur bebja lind të marrin mirëseardhjen me çekun e Bashkisë, të votojnë Partinë Socialiste, nëqoftëse nuk e duan çekun e Bashkisë dhe nuk duan që Bashkia t’ju thotë “t’ju rrojë, edhe 100, e t’ju trashëgohet fëmija”, por duan që të kthehen nga materniteti pasi Bashkia ka thënë “plaç”, e kanë shumë të thjeshtë, në 25 qershor të votojë Partinë Demokratike dhe e kanë “plaç” të sigurtë
”, tha Rama.

Rama i njohur tashmë si tifoz i zjarrtë i Juventusit, gjatë bashkëbisedimit me banorët ka bërë edhe një batutë për finalen e Champions League.
 
Ju te Realit mos u bëni si ata të Barcelonës që ishin fryrë. Se të dhemb shpirti kur të shfryhesh më mirë rrini aty”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë