Ish-kandidati i Ramës për deputet të Partisë Socialiste në Kavajë, tenori i mirënjohur në skenat botërore, Agim Hushi ka marrë sot një dhuratë nga kryeministri për ditëlindjen. Të jetë kjo një shenjë pajtimi pas kritikave të ashpra që tenori ka bërë disa ditë më parë ndaj qeverisë Rama?!
“Sot me erdhi dhurata e ditëlindjes nga Kryeministri i Shqiperise Zoti Edi Rama! I jam mirënjohës për kete kënaqësi qe me dhuroi dhe për përkujdesjen e tij! Kjo eshte Shqipëria qe duam: s’ia vlen te mbjellim palma dhe te shkulim shpirtra njerëzish! Unë po e festoj sot me verën e Zotit Rama freskimin e qeverise me ministrat teknike dhe zbatimin e marrëveshjes me opozitën si një ngjarje madhore ne historinë e mirëkuptimit politik dhe harmonisë qytetare shqiptare! Faleminderit Zoti Rama!”, është shprehur tenor i njohur.
Tenori Agim Hushi ka konkurruar në qytetin e Kavajës përballë ish-Kryeministrit Berisha në zgjedhjet e vitit 2005. Që nga ajo kohë Hushi është identifikuar me të majtën.
Ndërsa kohët e fundit te Çadra e Protestës, Hushi është shfaqur kritik ndaj qeverisë Rama, ku është shprehur se “do të vazhdojë me misionin e asaj që zoti Basha dhe partia e tij i ka vënë si synim qytetarisë shqiptare” dhe më tej ka reaguar ashpër duke u shprehur se “Kultura ka rënë në duar mjerane, kultura ka rënë në duart e atyre që janë pasionant të flasin për veten e tyre, por duke harruar ata që vërtetë bëjnë kulturën”. Siç thotë edhe vetë Agim Hushi me verën e kryeministrit ngre dolli për ministrat e PD-së.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com