Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit

Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit

Gledian Llatja

Një ditë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për një tjetër mandat, kryebashkiaku Gledian Llatja thekson se kjo mbështetje është nxitje e madhe në projektin për transformimin e Elbasanit.

“Duke ju uruar një të dielë sa më të qetë e të mbarë, më lejoni të ndaj me ju se e konsideroj privilegj dhe vlerësim vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste, që më dha mbrëmë zyrtarisht besimin për të garuar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Elbasanit. Ky besim është padiskutim një nxitje e madhe për mua dhe skuadrën e përbashkët, në projektin për transformimin e mëtejshëm të qytetit, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Kryeministrit Rama”, deklaron Llatja në një postim në rrjete sociale.

Ai thekson se në këto katër vite të mandatit që po mbyllet, janë bërë shumë punë për të ndryshuar Elbasanin.

“Rikandidimin e shoh si angazhim jo vetëm për të rinovuar kontratën time me 38479 votuesit e katër viteve më parë, por edhe si garanci për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, për edhe më shumë punë të mira për qytetin. Rikandidimin e shoh si një mundësi për t’iu shërbyer më tej edhe atyre që nuk më kanë votuar më parë, por nga kontakti i vazhdueshëm me ta në këto vite, kanë kuptuar se e duam dhe punojmë njësoj çdo ditë “me mish e shpirt” për qytetin tonë. Rikandidimin e shoh si një shans për të vazhduar sfidën tonë, për të bërë çdo të ri apo të re, të shohë dhe projektojë të ardhmen e vet me dinjitet në Elbasan”, nënvizon Llatja.

Kryebashkiaku Llatja thotë se Partia Socialiste dhe ai si kandidat i saj, do të angazhohet në këtë fushatë për një betejë qytetare alternativash politike, larg tensioneve, konflikteve shterpë, baltës dhe gjuhës fyese.

“Duke respektuar çdo kundërshtar timin në këtë betejë, do t’iu shtrija dorën e bashkëpunimit për të bërë maksimumin të gjithë, për një fushatë që shkon në një nivel me vlerat, traditat, kulturën dhe qytetarinë e Elbasanit! 14 Maji është dita kur ne do të nënshkruajmë kontratën e re të angazhimit. Jam i bindur se do të jemi më të shumtë në numër, më të bashkuar dhe më të gatshëm, për të vazhduar punët e mira për Elbasanin!”shprehet Llatja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 26/03/2023 22:35

    Ky po ja vlen dhe pse ne fakt nje merite te madhe ka dhe gruja e tij e cila e ndihmon shume ne punet e Bashkise , Sa ka ardh ky Elbasani nuk njihet me nga trasformimi e kane qare si ky dhe Lala shkrete qe la lesht per ate qytet !!

    Përgjigju
  • Toni: 26/03/2023 20:09

    Perderisa ka bere pune te mire e meriton serishe

    Përgjigju
  • Bjordi: 26/03/2023 18:09

    Nje zgjedhje e duhur per qytetin e Elbasanit urojme qe te behen sa me shume ndryshime qe dhe qyteti te zhvillohet

    Përgjigju
  • Mondi: 26/03/2023 17:53

    Shpresojme qe te jete kanditati i duhur dhe ta ndryshoje sa me shume qytetin e Elbasanit

    Përgjigju
  • Joni: 26/03/2023 17:34

    Sa me shume suksese dhe te shpresojme me fitore ,respekte

    Përgjigju
  • Tea: 26/03/2023 17:34

    Si gjithmone duke zgjedhur njerez me vlere Rama,suksese

    Përgjigju
  • Olti: 26/03/2023 16:08

    Elbasani ka ndryshuar per mire

    Përgjigju
  • Goni: 26/03/2023 14:54

    Perkushtimin qe ju keni per cdo zone e verteton qe transformimi i Elbasanit do te jete nje mrekulli

    Përgjigju
  • Ani: 26/03/2023 14:30

    Suksese edhe shpresojm qe ta kryesh me se miri

    Përgjigju
  • Klodi: 26/03/2023 14:24

    nuk kishte si te mungonte kjo zgjedhje nga ana e rames. Ka zgjedhur nje njeri te punes

    Përgjigju
  • Lola: 26/03/2023 14:23

    e meriton vertet fitoren sepse ke bere shume per elbasanin

    Përgjigju
  • Sofia: 26/03/2023 14:15

    Nje zgjedhje shume e mire kjo e ps,se Gledian Llatja e ka treguar qe punon shume.

    Përgjigju
  • titi: 26/03/2023 14:10

    i urojm sa me shume suksese dhe fitore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta