Rama: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tre palësh! Marrëveshja e Këshillit Politik nuk zhbëhet

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare. Megjithatë, në këtë takim, kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, këtu duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.

"Konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare, dhe për mua ajo është një bazë që mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsenus tre palësh. Natyrisht në një konsensus tre palësh askush nuk mund të marrë gjithçka, por nga ana tjetër, të trija palët duhet të pranojnë diçka që nuk e dëshirojnë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. Këtu jemi. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi. E dyta PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote këtu apo atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm  për të gjitha partitë politike dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe as privilegje dhe në këtë aspekt dua që të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë. Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, pra jo thjeshtë të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat në një listë apo në një listë tjetër, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen ambiciet dhe dëshirat e njerëzve. Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim kështu siç jemi, si një forcë politike e konsoliduar me një program dhe lidership të qartë, për ne ka rëndësi zgjerimi i aleancës me njerëzit dhe aleanca mund të zgjerohet duke i përfshirë ato edhe më shumë në vendimmarrje he për deputetët, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, dhe ata duhet të pajtohen me idenë që këtë pengesë duhet ta kapërcejnë. Nuk mund t'i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si përshembull te depolitizomi, por është një koncesion apo lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës parlamentare duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare", tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja