Rama i kërkon Llallës: Të hetohet
presioni mbi administratën

Rama i kërkon Llallës: Të hetohet<br />presioni mbi administratën
 TIRANË – Partia Socialiste i ka kërkuar prokurorisë së Përgjithshme, hetimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Nëpërmjet një shkrese që i është nisur sot, kryeprokurorit Adriatik Llalla nga kryetari i PS-së, Edi Rama, “kërkohet krijimi i një Task Force pranë Prokurorisë së Përgjithshme me objekt të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.”  Kallëzimi u dorëzua në prokurori nga nënsekretari për zgjedhjet zgjedhore në PS, Bledar Çuçi.

Në kërkesë thuhet: “Ka më shumë se një javë që ka filluar fushata zgjedhore dhe PS po konstaton gjithmonë e më shpesh problematika që po pengojnë ushtrimin lirisht të të drejtave kushtetuese të shtetasve dhe subjektet zgjedhore që garojnë në këtë proces zgjedhor dhe po përpiqet ti dokumentojë ato.

Gjithashtu, kjo gjëndje shqetësuese është pasqyruar dhe vijon të pasyrohet përditë në median e shkruar, elektronike dhe atë sociale, me fakte konkrete dhe emra konkret. Fakte të tilla si presion individual apo familjar për devijimin e votës, detyrim për të marrë pjesë në aktivitete politike, të studentëve të sistemit parauniversitar, nënpunësve të administratës publike apo dhënie e marrje premtimi për tregtimin e votes, përbejne jo vetëm një shqetësim serioz per cënimin e garimit të ndershëm, por përbëjnë vepra penale të cilat duhet të evidentohen dhe ndëshkohen nga ana Juaj.

Lidhur me sa me sipër, bazuar në kompetencat Tuaja kushtetuese dhe ligjore, Ju drejtohem me kërkesën për ndërmarrjen e masave organizative, për krijimin e një Task Force, që të ketë si objekt të sajin të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve”, - shkruan Rama.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin