FIER - Në kuadër të nismës “Rilindja e qyteteve” ndalesa e radhës e kryeministrit Rama ishte qyteti i Fierit, i cili prej kohësh është kthyer në një kantier ndërtimi. Kreu i qeverisë i shoqëruar nga deputetë të zonës, drejtues vendore dhe qytetarë të shumtë fierakë, inspektoi punimet në bulevardin e qytetit. Sipas tij ndarja e re territoriale pritet t’i japë një hov edhe më të madh zhvillimit në këtë qytet, të cilit nuk do t’i mungojnë edhe fondet e qeverisë.
“Fillojmë punën konkrete në mbajtjen e zotimeve. Ky është vetëm fillimi i një pune transformuese. Për një kohë të gjatë qytetet e Shqipërisë u lanë në harresë.”- tha Rama duke shtuar se edhe pse Fieri është kontributor i madh në arkën e shtetit nuk ka parë investime.
Rama u pohoi qytetarëve se shumë shpejt do nisë puna edhe për rehabilitimin e lumit Gjanica, i cili në kohë me reshje kthehet në një rrezik serioz përmbytjesh, teksa shtoi se do prishen edhe ndërtimet pa leje që ndodhen pranë tij.
“Pas pastrimit do mbështesim bashkinë të bëjë rehabilitimin e lumit. Do fillojmë të investojmë për terrenet sportive. Qëllimi është t’u japim qyteteve mundësinë që familjet ta shohin të ardhmen ku jetojnë dhe jo të braktisin.””- u shpreh kryeministri Rama në Fier.
Shefi i mazhorancës theksoi se jo me më pak rëndësi janë edhe në investimet në infrastrukturën sportive, për të cilën u zotua se nuk do të mungojnë.
Rama ka folur edhe për Reformën administrativo-territoriale duke u shprehu se nuk është thjesht bashkim njësish, por krijon mundësi që të bashkohen para dhe projekte.
Në qendër të Fierit festohet edhe dita kombëtare e GjermanisëSakaq në kuadër të festës kombëtare të Gjermanisë në sheshin “Europa Plaza” të Fierit u ngrit edhe flamuri gjerman, teksa i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hoffman.
Festes ju bashkëngjitën edhe drejtuesit vendorë, përfshirë dhe kryeministrin Rama, i cili ndër të tjera theksoi se në këtë ditë i duhet dhënë edhe vëmendja dhe koha e duhur miqve nga Gjermania.
Në kuadër të festës së Gjermanisë në ambientet e bashkisë u zhvillua edhe një takim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të ambasadës dhe pushtetit vendor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52