Rama i përgjigjet Bashës: 
Kërcen si "prifti nga belaja"

Rama i përgjigjet Bashës: <br />Kërcen si "prifti nga belaja"
Në momentet kur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po jepte një konferencë për shtyp për mediat, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ku tha se kryeministri Rama është kthyer në ‘Al Kaponë”, Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e konsideruar Bashën si “prifti që kërcen nga belaja”.
 
 Këtë reagim Rama e ka bërë përmes rrjetit social “Facebook” në të cilin ka shtuar se, Basha duhet të nxitojë pasi duhet votuar Reforma në Drejtësi.

Ja reagimi i tij i plotë
“..Dhe jo vetëm do bësh sikur do, por do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bëj ç'të duash e thuaj ç'të duash por nxito se duhet të votojmë!
‪#‎VajMedetPD që kërcen si "prifti nga belaja" e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi por e di edhe ti që do s'do do bësh sikur do! E sa per viziten ne SHBA ka nje dallim ‪#‎VajmedetPD‬:Dje ambasada bente zhurmuesin ne takimet e opozites sot opozita mikpritet ne ambasade:-)”

Ndërkohë, i pyetur në konferencë nga gazetarët për komentet e tij në lidhje me këto deklarata, Kreu demokrat ka thënë se, reagimet e Ramës janë si ato të Duçes.

Reagimi i Ramës në FB janë reagime si ato të Duçes. Byroja u bë dhe po bëhet siç kemi thënë ne, në të njëtën mënyrë do të bëhet edhe Reforma në Drejtësi” ka thënë Basha


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë