Kryeministri Edi Rama ka vendosur disa ndryshime në administratën e qytetit të Vlorës, ndryshime të cilat janë bërë në vizitën e tij të fundit ku mblodhi strukturat socialiste për të diskutuar mbi fushën elektorale. Report Tv mëson në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Vlorë është rivendosur Pranvera Resulaj, e cila ka qenë më herët në krye të këtij institucioni por u shkarkua në 2018 pasi në atë kohë u akuza se mori pjesë në fushatë elektorale gjatë kohës që mbante postin. Ajo është propozuar sërish nga kryeministri Rama të vendoset në krye të Tatimeve dhe prej ditës së hënë ajo ka marrë postin e Drejtoreshës së Tatimeve Vlorë.  Gjatë kësaj kohe Drejtoria e Tatimeve Vlorë është drejtuar nga disa persona të komanduar në krye të saj për periudha të shkurtra kohore.

Një tjetër emër i propozuar ishte ai i nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, Afrim Qendro, i cili sipas burimeve u surprizuar nga propozimi i emrit të tij.

Emri i tretë i propozuar sipas burimeve të Report Tv është Klodjan Troci, i cili do të mbajë postin e drejtorin të IKMT për rajonin e jugut! Me herët Klodjan Troci ka qenë drejtor në hipotekën e Vlorës, për disa muaj.