VIDEO/ Rama i përgjigjet sërish Bashës me këngën e Unikatilit: Edhe në fletë të votimit të ka rënë 4, ta dhashë gjysmën e qeverisë por…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik, teksa i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë.  

“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin. Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O Lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.”, thotë Rama.

Kreu i qeverisë më tej shton se duhet të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ‘aleanca e kënetës madhështore’.

“Ej po akoma nuk t'u bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani. Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4. Nejse, kape pak unikun kape“, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.

Ironisë për paketat e cigareve, Rama i përgjigjet kështu:

“E kam lënë cigaren se të ka ngelur ora ku ndjenjëm bashkë deri pas mesnate që u thanë dy paketa se mi pive ti gjysmat më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret por edhe gjysmën e qeverisë ta thashë po aha.”


Lajmi kryesor:

'Lufta' virtuale/ Rama 'nuk i ndahet' Bashës: Bëjini autostop, mos e lini vetëm në makinë! Kreu i 'Euroatlantikëve' 'diss' me Unikatilin (VIDEO)


Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm