TIRANE- Rishikimi i buxhetit për shkak të mosrealizimit të të ardhurave ka sjellë ulje të dukshme fondesh për pjesën dërrmuese të institucioneve qeveritare, pa kursyer as Kryeministrinë apo Kuvendin. Në total, shkurtimi i buxheteve arrin në 100 milionë dollarë për aparatin qeverisës, ndërkohë që ndër institucionet e pakta që i kanë shpëtuar tkurrjes së fondeve janë Presidenca e Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Edhe më të pakta janë institucionet të cilat u janë rritur fondet buxhetore përmes Aktit Normativ të Qeverisë, si në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
/Shqiptarja.com
Edhe më të pakta janë institucionet të cilat u janë rritur fondet buxhetore përmes Aktit Normativ të Qeverisë, si në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.





