LEZHË - "Saliu bërtet për NATO-n, por Forcat e Armatosura i ka lënë në mëshirë të fatit dhe u ka lënë në kokë një kupolë të paaftësh, me në krye ministrin, që e vetmja gjë e mirë që ka bërë për ushtrinë është roli i marinarit”, ka thënë Rama, duke pasur parasysh rolin aktorial të ministrit Arben Imami tek filmi “Ballë për ballë”.

Ky prononcim ka ardhur pas pyetjes, që kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë në Lezhë i bëri Ramës edhe mbi çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe se ç’do të bëjë PS me aktin normativ të trajtimit të ushtarakëve në rezervë.

PO MERRET RYSHFET PËR TË SHKUAR NË AFGANISTAN
 
Rama u përgjigj se edhe Forcat tona të Armatosura, siç e dëshmuan 3 gjeneralë që u hoqën pa asnjë motiv, po vuajnë rrënimin. Po merret rryshfet për të shkuar në Afganistan, krah përkrah me NATO". Fill pas kësaj Rama ka shtuar se "Saliu bërtet për NATO-n, por FA e ka lënë në mëshirë të fatit dhe u ka lënë në kokë një kupolë të paaftësh, me në krye ministrin, që e vetmja gjë e mirë për ushtrinë që ka bërë është roli i marinarit”, ka thënë Rama, duke pasur parasysh rolin tek filmi “Ballë për ballë”.

ME PRONAT E USHTRISË, LATIFONDISTË-FAMILJARËT E BERISHËS
 
Kreu i PS ka shtuar se “kanë shitur prona të ushtrisë, duke e kthyer në latifondistë një grusht familjarësh të Sali Berishës”. Ndaj ai ka theksuar se "duhet Rilindje dhe për ushtrinë, duke vendosur në vend dinjitetin e ushtarakut, policit, se Shqipëria ka shumë njerëz të aftë".

3 GJENERALËT? TË AFTË, NDAJ I LARGUAN
 
“Gjeneralët ishin njerëz të aftë, me integritet, ndaj i larguan. Të tillë ka plot, por e kanë të pamundur t’i shërbejnë popullit dhe atdheut”, u shpreh Edi Rama ndaj shkarkimittë 3 gjeneralëve para pak ditësh me një urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe dekret të Presidentit, Bujar Nishani.

Gjeneralët u shprehën në emisionin "Airport" të "A1 Report" mbi një sërë reformash, që i patën kërkuar me shkrim dy krerëve të mësipërm dhe në vend të përgjigjes pas heshtjes morën shkarkimin nga detyra. 
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)