Rama insiston në grupin e PS:
Të votojmë reformën këtë të enjte

Rama insiston në grupin e PS:<br />Të votojmë reformën këtë të enjte
Drafti i reformës në drejtësi do të jetë për votim në tryezat e deputetëve të enjten në parlament, dhe deputetët e PS do të jenë aty për ta votuar. Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm të enjten në seancë për të votuar draftin, e kjo edhe në sajë të angazhimit që kreu i qeverisë ka ndërmarrë para ndërkombëtarëve për këtë reformë.
 
Burime brenda grupit parlamentar socialist bëjnë me dije se Rama e konsideron votimin e së enjtes si mundësi e secilit për të treguar patriotizmin ndaj vendit për një reformë e cila i shërben të ardhmes së Shqipërisë dhe integrimit të saj në BE.
 
Po ashtu të njëjta burime bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit nuk është diskutuar për propozimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për ngritjen e qeverisë së ekspertëve teknike duke e fokusuar gjithë diskutimin të votimi i reformës në drejtësi.
 
"Duhet të tregojmë patriotizmin. Reforma është për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Do çohet në Kuvend me çdo kusht.  Reforma duhet votuar patjetër më 21 korrik” mësohet se ka deklaruar Rama.

Pas mbledhjes kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar mbi propozimin e kryetarit të kuvendit, duke shmangur pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.

"Shumë i kënaqur që jam takuar me doktorin pasi ka qenë në spital. Për mua shëndeti i doktorit është më i rëndësishëm. I doktor Ylli Ziçishtit", tha Rama pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist. 

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur për mediat, përpara nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar socialist, se nuk është koha për të diskutuar për qeveri teknike.

Sipas tij, axhenda kryesore e mazhorancës është miratimi i reformës në drejtësi. "Në fokus është reforma në drejtësi. Dhe kjo është axhenda kryesore e mazhorancës", u shpreh Tahiri. 

Të njëjtin qëndrim ndau edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati i cili theksoi se reforma në drejtësi është detyra kryesore.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar