Rama inspekton Lungomaren
dhe shkollën artistike “Rilindja”

Rama inspekton Lungomaren<br />dhe shkollën artistike “Rilindja”
Në dy vjet, nga programi i qeverisë, përmes Ministrisë së Arsimit, Vlora ka përfituar 12 herë më shumë investime për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore. Në periudhën 2014-2015, për Qarkun e Vlorës është investuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 10 objekteve shkollore, me vlerë totale mbi 515 milionë lekë, kundrejt vetëm 43 milionë lekë në periudhën 2012-2013.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga  Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vizitoi sot një nga shkollat që ka përfituar nga ky program, shkolla artistike “Rilindja”, ku me një investim prej mbi 60 milionë lekë janë rikonstruktuar ambientet e brendshme dhe terreneve sportive. 21 klasa mësimore, biblioteka, palestër dhe terrene të jashtme sportive do të ofrojnë kushte krejtësisht ndryshe të mësimdhënës për 825 nxënësit e kësaj shkolle.

Edhe për këtë shkollë, risi është pajisja e saj me sistem qendror ngrohjeje dhe sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit. Tashmë edhe kjo shkollë është rikonceptuar jo vetëm si një mjedis ku jepet mësim. Klasat e pikturës, të muzikës, kabineti i informatikës, si edhe terrenet sportive janë në dispozicion të nxënësve edhe ditën e shtunë për aktivitete jashtëshkollore.  

Një klasë e veçantë i kushtohet fëmijëve të emigrantëve të thyer rishtas, për t’i ndihmuar ata të integrohen sa më shpejt në kushtet e reja për ta.  
Projekti për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës ka përmbyllur 42% të punimeve dhe brenda dy javëve pritet të nisë faza e dytë e tij, mbjellja e pemëve përgjatë saj.  
Kryeministri Rama inspektoi punimet dhe pa në terren avancimin e projektit. Faza e parë e projektit trajtoi zgjerimin e brezit ranor dhe mbushjen e lartësimin me rërë të plazhit, duke u përshtatur me shëtitoren.

Ndërsa në këtë fazë të dytë do të bëhet gjelbërimi i shëtitores përgjatë vijës bregdetare. Kryeministri shoqërohej nga kryetari i bashkisë Vlorë, prefektja dhe deputetë të këtij Qarkut.

edi rama te shkolla

rama te lungomare

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'