Rama inspekton markatën e Korçës i shndërruar në treg modern dhe terminalin e ri të autobusëve (VIDEO)

Rama inspekton markatën e Korçës i shndërruar në treg modern dhe terminalin e ri të autobusëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo si dhe deputeti Niko Peleshi

Markata e re e qytetit të Korçës është gati për të hapur dyert për tregtarët dhe qytetarët. Nga një godinë e shkatërruar, e braktisur, tashmë ish-ndërtesa e ndërmarrjes së mekanikës bujqësore të para viteve '90, është transformuar në një treg modern me parametrat e duhur të sigurisë ushqimore. Markatën e re e vizitoi kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Markata do jetë e ndarë në sektorë sipas produkteve që do tregtohen dhe ka një kapacitet prej 120 njësish tregtimi. Ndërkohë që është bërë thirrja publike për tregtarët për të aplikuar, markata pritet të hapë dyert shumë shpejt. Në katin e dytë të ndërtesës së rinovuar do jetë i vendosur një laborator i kontrollit të cilësisë së produkteve e që më vonë, sipas kryebashkiakut Filo, mund të kthehet në një laborator të certifikimit të produkteve bujqësore të zonës.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Korçë inspektoi edhe punimet për terminalin e ri të autobusëve dhe mikrobusëve të linjave interurbane. Terminali i ri, i vendosur në hyrje të qytetit, në ish-uzinën e instrumenteve nga e cila kishin mbetur vetëm rrënojat, pritet t'i japë fund trafikut të rënduar për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të terminalit ekzistues. Terminali i ri, me hapësirë më të madhe përfshin zyrat e agjencive të udhëtimit dhe ambiente shërbimesh për udhëtarët. ​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 09/02/2019 17:51

    Pe tamami bre kemi Filon njesh byrazer

    Përgjigju
  • redi: 09/02/2019 17:01

    Si gjithmone Korca eshte e para ne cdo gje , dhe kjo fale kultures se saj te rralle ne ambjentin shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan