Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve në sheshin e Flamurit që po ndryshon pamjen e derisotme të qendrës dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë. Projekti që ka nisur dhe po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.
Projekti i sheshit dhe parkut, shpjeguan zbatuesit e punimeve, është konceptuar me të paktën 16 lloje të ndryshme palmash, ku mbi 80% shtohen të reja.
“Do të punohet me nivele të ndryshme, për të krijuar një konfiguracion të plotë”, - u shprehën ata.
E gjithë hapësira është pastruar nga ndërtimet informale, duke u krijuar një hapësirë deri dje e padukshme nga ndërtimet që kishin zënë pamjen dhe lidhjen e Sheshit të Flamurit me detin. Ndërkohë sipas nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, Afrin Qendro, kanë përfunduar punimet nëntokësore.
“Disiplinuam ujërat e bardha sepse këtu ujërat e bardha bashkoheshin me të zezat”, - u shpreh Qendro.
Rreth 80% e sipërfaqes së projektit tashmë ka marrë formë, ndërsa punimet janë intensifikuar dhe po shkojnë drejt përfundimit. Kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që Vlorës i rikthehet sheshi simbol me një hapësirë cilësisht të re, e integruar me pjesët e tjera të qytetit, duke shtuar se “nga sheshi i Flamurit deri tek tuneli shkon pa ndërprerje, duke ecur ose me biçikletë”.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
Shif Durresin se e fundose mer kriminel....i nxore rrenjet REPUBLIKA PO HUMB NJE QYTET OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO PIKTOR QE AS PIKTOR SJE
PërgjigjuCila Kúshtetute i jep te drejte ketij njeriu te neperkembe Pushtetin Vendor e zgjedhur per dy here radhazi nga vota e Polullit? Per sa kohe nuk ben transparanece e nuk e jep e nuk japin shpjegime se cfare e perse e si ka ndodhur kjo situate eshte ilustrim i asaj qe quhet M A F I A . – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Minstrit per akordimin e fondit per studimin e fizibilitetit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per miratimin e studimit te fizibilitetit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per akordimin e fondeve per nisjen e gares per realizimin e nje projekti (te pjesshem zakonisht = pa kanalizime, pa ujrat e bardha, pa ujrat e zeza, pa elektricitet, pa telefoni e internet, … …., – objekt per studime, prishje-ndreqje, akordim fondesh te reja, e evente-ngjarje te tjera …), – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per shpalljen e tenderit per realizimin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per shpalljen e fituesit te gares per realizimin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inagurimin e fillimit te punimeve per realizimin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inspektimin e pare te ecurise se punimeve per realizmin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inspektimin e dyte ….. , – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inspektimin e trete ….. , – ….. deri te i teti e ndoshta te i dymbedhjeti me legjislaturen e re ….. , – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inagurimin e perfundimit te punimeve, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per falenderimin dhe shprehjen e mirenjohjes per Kompanine Fituese/Realizuese te projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per falenderim dhe shprehjen e mirenjohjes Misionit te Be-se, Ambasades X e Y per mbeshtetjen e pakufishme per aprovimin dhe realizimin e ketij projekti madhor = nje rruge lagjeje, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per KORRIGJIMIN e projektit fillestar dhe punimeve te ndjekura e realizuara, event pas eventi, sepse jane pa kanalizime, pa ujrat e bardha, pa ujrat e zeza, pa elektricitet, pa telefoni e internet, … …., – …, – …, – …, Thelbi: – kemi nje FUSHATE PERMANENTE = TE GJITHEHERSHME ELEKTORALE, – kemi sajdisjen bizantino-politeske te perfaqesuesve te faktorit nderkombetar (ata qe behen pjese…!), – kemi shfaqjen permanente = te gjithehershme te ’rrjedholucionit ’ KULTUROR ”nga fitorja ne fitorje”, – kemi qe degjojme e percojme mediatikisht fjalime me synime per te qene te shkurtra e nuk dime perse na dalin faktikisht me te gjatat nga ato te organizatoreve e financuesve te event-ngjarjeve, por edhe koherave, vendeve e personazheve me te sukseshem ne administrim e politike publike ne vendet rreth e rreth nesh, pa shkuar me larg…. ?! – kemi qe do duhej bere transparente dhe vene ne peshore kostoja e projektit te realizuar e paguar nga fondet publike e/o donatore=dhuruese dhe kostot per marketingun politik, duke filluar nga koha e punes e Kryeministrit/Ministrit dhe gjithe shpures shoqeruese, e makinave e karburanteve, e njerezeve qe ne vend te bejne ndonje pune e/o japin ndonje llogari behen pjese e dekorit mediatik te ceremonive te shkruara e pak te realizuara vertete, – N.Q.S. DO TE PROVONIM, TE PAKTEN, TE PERGJYSMONIM KOSTOT REALE TE KESAJ FUSHATE ELEKTORALE PERMANENTE=TE PERHERSHME, SA RRUGE, KANALIZIME TE UJRAVE TE BARDHA E TE ZEZA, ELEKTIRICITET, TELEFONI, …, …, ETJ. ETJ. DO TE ISHIN, JO SOT, POR PREJ SHUME E SHUME KOHESH TE BERA E ME STANDARTE VERTETE EURO-ATLANTIKE?
PërgjigjuPrape ky. Tani jo me me kryetarin por nen kryetarin. Te hipte vetja ne qef thone shkodranet.
Përgjigju