Rama inspekton punimet në Dajt:
Kjo rrugë nuk çon tek shtëpia ime

Rama inspekton punimet në Dajt:<br />Kjo rrugë nuk çon tek shtëpia ime
TIRANË - Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugën që lidh Tiranën me Dajtin, rrugë e cila ishte lënë në një gjendje të shumë të keqe gjatë qeverisë “Berisha” edhe pse është e vetmja mënyrë për të shkuar në parkun kombëtar.

“Me atë rrugë që ishte ju e dini vetë, ishte mision i pamundur të mendoje për të tjera gjëra, sepse ishte dekurajuese për njerëzit. Saliu ikte me teleferik, prandaj nuk e kishte problem rrugën”, u shpreh Rama gjatë inspektimit të punimeve.

Si pjesë e punimeve parashikohet dhe përmirësimi për stacionet e furgonëve, stacionet e autobusëve, për kazanët e plehrave dhe për vend-parkimin. Ndërsa kreu i Komunës Dajt, Kujtim Qefalia u shpreh se do të krijohet dhe një pistë vrapimi.

“Puna ka filluar, po mbetet për t'u sqaruar fakti që kjo rrugë nuk çon tek shtëpia ime. Për arsye që janë misterioze, rruga që çon tek shtëpia ime është një nga rrugët e bëra, edhe pse nuk është rrugë e një rëndësie të madhe dhe e ka bërë Saliu. Komshinjtë aty thonë që ishte një histori tokash për interesa të caktuara, por unë nuk i hyjë kësaj”, tha kryeministri.

Më tej, Rama tha se tani që Parku i Dajtit është pjesë e bashkisë së madhe të Tiranës do të vazhdojmë me projekte për gjithë këtë zonë sepse ka potenciale të mëdha, jo vetëm parku, por gjithë zona.

"Ka njerëz jashtëzakonisht punëtorë dhe që kanë nevojë vetëm për pak mbështetje për ta transformuar gjithë këtë zonë në një zonë turistike, në një zonë agrobiznesi, në një zonë që të jetë një mbështetje e fortë edhe në kuptimin mjedisor për gjithë frymëmarrjen e Tiranës”, u shpreh kreu i qeverisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot