Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale

Kryeministri Edi Rama inspektoi në Durrës disa prej investimeve të qeverisë më me impakt për qytetin bregdetar i cili po përgatitet për sezonin e ri turistik. 520 pemë dhe palma, shëtitore për këmbësore, pistë për ata që zgjedhin vrapimin bregut të detit janë disa prej detajeve që po i ndryshojnë fytyrën shëtitores së Durrësit nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës.

"Plazhin do ta zgjerojmë duke marrë det 100 metra dhe do të kemi një plazh të jashtëzakonshëm dhe gjithë ajo ‘ngrënia’ që ju bë plazhit me katrahurën e viteve të lirisë, demokracisë dhe çmendurisë do të mbetet histori dhe vetvetiu i gjithë brezi i parë do të fitojë një plazh shumë më të gjerë, ndërkohë që në mes, bashkia do ketë pronën e vetë ku do të krijojë bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë Kombëtare të Investimeve një sistem pikash shërbimi të bukura siç janë në plazhet më prestigjioze të botës", tha Rama. 

Ky projekt do të mbarojë para fluksit të sezonit duke i shtuar vlerën shtëpive. Kreu i ekzekutivit ishte po ashtu në kantierin e ndërtimit të dy Unazave në Durrës, dy projekte që lehtësojnë trafikun në qytetin bregdetar gjatë sezonit turistik, kryesisht zonën e Currilave që shpërndan qarkullimin e mjeteve në rrugët e tjera në zonën e Kallmit deri në Spitallë.

Qyteti bregdetar ka përfituar edhe projekte për infrastrukturën arsimore. Në Durrës po ndërtohet një kampus të ri të Fakultetit të Studimeve Profesionale, të Universitetit  ‘Aleskandër Moisiu’. Investim 1 mld lekë nga qeveria ofron shërbime për 1700 studente dhe 80 pedagogë me 30 auditorë të rinj, 15 laboratorë shkencorë e terrene të tjera rekreative. Punimet u inspektuan nga Kryeministri Edi Rama i cili kërkoi rikthimin e planit për një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve për t’i shpëtuar nga qiratë e shtrenjta të shtëpive projekt që mbeti pezull për shkak të rindërtimit nga tërmeti. Në krah të këtij kampusi ndodhet edhe Akademia e Futbollit e klubit të Manchester City dhe ajo e tenisit “Rafael Nadal’.

Gjimnazi "Naim Frashëri", është një nga institucionet e arsimit para universitar, që iu rikthye nxënësve, mësuesve dhe komunitetit, pas procesit të rindërtimit. Në Durrës janë 38 shkolla të rindërtuara.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit