Rruga me gjatësi 33 kilometra dhe fondi i investimit kap vlerën prej 328 milionë lekë duke qenë se është një ndër akset më të rëndësishme kombëtare. Rruga e ndarë në tre lote, tashmë është drejt përfundimit, i parë ka përfunduar, ndërsa dy lotët e tjera janë në fazën përmbyllëse.
"Kjo është një zonë turistike dhe duhet të marre një përmasë të ndryshme nga të tjerat dhe potencialin e kemi. Keto e lanë cop cop, e nisën me shumë pak para për të bërë propagandë si gjithmonë dhe u desh të rishikohej projekti rrënjësisht dhe një financim i mundimshem për kushtet tona megjithatë do të dalë një gjë e bukur”- u shpreh Rama
Projekti ka përfshirë segmente në qëndra të banuara ndriçimin dhe si risi është gjelbërimi dhe vendosja në cdo rrethrrotullim e veprave të artit e artistëve lokalë.
Kryeministri Rama ishte gjithashtu edhe në ispektimin e rrugës hyrëse të sapo përfunduar në qytetin e Kuçovës.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)