“Kryeministri mban peng atë që nuk ka dhe për pengun e vet mban integrimin, se nuk e ka mendje tek integrimi, e ka të qartë që është ai pengesë. Ai e ka mendjen si të fitojë prap në 2013, si të fitojë në Fier dhe të deformojë rezultatin. Të mbajë peng opozitën dhe t’u prrallisë shqiptarëve që opozita po e mban peng”, u shpreh Rama.
Edhe pse sot është afati i fundit procedurial i caktuar nga KE, Rama bën përgjegjës Berishën që nuk është i gatshëm të ballafaqohet por kërkon që ne ti çojmë të shkruar se çfarë do themi në tryezë dhe kjo është e papranueshme, pasi nuk mund të përcaktojë qeveria se çafrë do themi ne
“I bëjmë thirrje për bisedime në tryezë dhe i shmanget ballafaqimit, nuk ulet asgjëkundi vetëm para qeverisë ku bën thirrje të therin qingja. Ai prej muajsh diskuton vendimin e gjykatave. I kemi bërë thirrje ulemi për të dalë nga kjo situatë për të 3 ligjet. Nuk mundet dot ta përcaktojë qeveria se çfarë do themi ne në tyrezë pasi e do të shkruar përpara dhe ne të shkojmë ta recitojmë atje. Janë vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Lartë, që na bëhet thirrje ta përmirësojmë”, deklaroi Rama.
RAMA: KRYEMINISTRI MBAN PENG QARKUN E FIERIT
Më tej Rama theksoi se Kryeministri duke mbajtur peng qarkun e Fierit, mban peng dhe integrimin e vendit pasi sipas tij Shqipëria nuk e merr statusin sepse nuk respekton ligjet e Gjykatës. Ai i ka bërë thirrje të zbatojë ligjin dhe vendimin e gjykata për Fierin.
Duke lexuar vendimin e gjykatës Rama thekson: “Në asnjë dispozitë të ligjit nuk rezulton se Këshilli i komunës të ketë kompentecë të shkarkoj Këshillin e Qarkut. Kjo e drejtë i jepet vetëm Këshillit të qarkut, mociomi ëhstë i paligjshëm. Në Bubullimë është bërë një mocion për të zëvendësuar anëtarin e Këshilit, ishte i saliut, fitoi i PS-së me të njëjtën logjikë. Anëtarit të këshilit të Bubullimës iu refuzua si i pavlefshëm si rezultat i mocionit. Këto janë vendime të formës së prerë të Gjykatës së Lartë. Pikërisht për këto na bëhet thirrje nga ndërkombëtarët ta përmirësojmë. Gjykata rithekson se një person që pajiset me një vendim të formës së prerë nuk mund t’i drejtohet organeve përmbarimore për të ekzekutuar vendimin”, tha Rama.
Në fjalën e tij Rama theksoi se “kufiri i borxhit do të jetë më shumë se 60 % se Kryeministri po e fut Shqipërinë me pahir në rrugën e rrënimit të mëtejshëm me buxhetin më të madh në thonjza, pasi shqiptarët mezi po e mbajnë frymën gjallë, duke zgjatur listën e borxhve nëpër dyqanet ushqimore”.
RAMA: PS PARALAJMEROI DESHTIMIN E CEZ-it
Duke u ndalur tek problematika më e fundit e krijuar në vend nga CEZ, Rama rikujtoi edhe një herë që Partia Socialiste e kishin paralajmëruar dhështimin e privatizimit dhe ka akuazuar për të disatën here qeverinë shqiptare si shkaktari kryesor për këtë dështim, pasi ka nënshkruar me CEZ një kontratë me shumë anekse.
“Të gjitha ata që fjalët tona i paragjykuan çfarë kemi thënë për privatizimin e rrjetit të shpër energjetik, janë prova dhe fakte që shpjegojnë atë që ndodh tani me buxhetet familjare në raport me energjinë elektrike. Janë vërtetuar një për një të gjitha ato që kemi parashikuar kur nisi procesi i privatizimit dhe kemi argumentuar lidhur me dështimin e paralajmëruar të procesit të privatizimit. Jo se ne jemi profet por ata që qeverisin shqipërinë janë aq të trashë dhe të lexueshëm. Privatizimi rezultoi i dështuar me pasoja të pallogaritshme për shtetin dhe shqiptarët. Jo vetëm nuk funksionon por po shkon drejt kolapsit dhe kolapsi nuk mund ta ndalësh me policët e Flamurën Nokës. T’i hapësh një gropë shumë të madhe pak me tutje duke e vënë në gjumë. Del nga situata me ndërprerje drastike të energjisë, privatizimi ka dështuar plotësisht. CEZ ka kusuret e veta të pajustifikueshme. Rruga e rrënimit të mëtejshëm sot po mbytet nga borxhet duke marrë gjithë Shqipërinë ashtu si ajo thënie i mbyturi të mbyt dhe ka përgjegjës qeverinë e sotme të Shqipërisë. Ka modeluar krejt gabim, në mënyrë të qëllimshme ka nënshkruar një kontratë me CEZ ku ka anekse të paplotësuar ose bosh. Aneks kontratë me CEZ, është transparente sa është tërësisht e bardhë.
RAMA: QEVERI-CEZ, ORTAKERI NE MEKAT
“Qeveria e Shqipërisë ka lejuar mosrespketimin e plotë nga palët 45 % janë humbjet në rrjet, kurse sipas kontratës parashikoheshin 15 %. Humbjet janë 15 % më të mëdha sesa kur u bë privatizimi, po për çfarë u privatizua? Pikërisht ky është menaxhimi i dështuar i shtetit që rezultonte me humbje të mëdha në rrjet. Qeveria ka lejuar, arsyet janë lehtësisht të kuptueshme janë sa të trashë aq edhe të lexueshëm në paafstësi dhe babëzi që investimet për 2010 të jenë aq sa gjysma e atyre që duhet të ishin, për 2011 janë sa çereku i kontratës. Në këtë kompani qeveria ka çerekun e aksioneve, është bashkëpronare. Ka si ortak dhe qeverinë, kjo është një ortakëri në mëkat. Ata që sot e disponojnë mr vota të vjedhura, këtë ortakëri kanë implikuar popullin shqiptar në një borxh marramëndës. Nga 2009 borxhet janë dyfishuar, qeveria ka blerë qetësi me paratë e popullit shqiptar, pabesi mbas shpine. Çmimi i energjisë që KESH i shet CEZ është ulur në mënyrë drastike për të mbajtur karrigen, ky litar borxhesh do t’i mbështillet në fyt Shqipërisë. Pasoja fundore është në xhepin e familjeve shqiptare, dyfishim i çmimit të energjisë nga kjo qeveri. Sot kush është mësuar të paguajë duhet të paguajë dhe për atë që nuk paguan, e blen energjinë dyfish, kur kjo qeveri mori detyrën", deklaroi Rama.
RAMA: QEVERIA KA LIDHJE ME KARRIGEN JO ME EUROPEN
“Nuk besoj se do të ishte e arsyeshme që të mbetemi në këtë suazë, kjo histori kanë në fakt një lidhje, historia e rrënimit, e njëjta histori papërgjegjshmërie që karakterizon çdo fushë në qeverinë e sotme. Fatkeqsisht nuk kanë lidhje me europën, as në vizion as në shije. Shkelin ligjin në çdo hap. Zhytja e vendit dhe familjeve në borxhe për të mbajtur në sipërfaqe barkën e qeverisë, shija e tyre është që ngulin me matrapik flamurit, shtron rrugë për mbretin nga duart e Presidentit, shtron mish qyl. Një kryeministër që kërkon publikisht thirrje të theren një mijë desh nga ministri i Bujqësisë. Është e papërfytyrueshme. Shijet dhe sjelljet i ka pa lidhje me Europën, kjo qeveri ka lidhje vetëm me karrigen, po asnjë lidhje me Europën", deklaroi Rama.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)