Rama: Investimet kineze, rol të
dorës së parë në Shqipëri

Rama: Investimet kineze, rol të<br />dorës së parë në Shqipëri
TIRANË -  Përurohet sot në Tiranë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Kinë.
 
Ceremonia e çeljes u zhvillua tek hotel “Rogner” në orën 19:00 dhe i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit që ai drejton.


Idriz Çameta, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Shqipëri-Kinë u shpreh në çelje të takimit se “kjo qendër ka misionin e njohjes, nxitjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh tregtar dhe kulturor për të krijuar ura të reja komunikimi dhe forcuar dhe rivitalizuar komunikimin.
 
"Kjo Dhomë do asistojë qeverinë, duke rekomanduar me ide, projekte, kushte dhe klimë të favorshme për investitorët dhe kompanitë shqiptare dhe kineze. Do të ndikojë në rritjen e punësimit dhe prodhimit duke kontribuar në mënyrë modeste në mirëqenien e popullit", ka thënë kryetari i Dhomës.
 
Ai ka shtuar se "në Ballkan, investimet dhe kreditë kineze janë të pranishme në shumë vepra në infrastrukturë, hidrocentrale, termocentrale etj. Shqipëria me resurset e saj ka çfarë t’u ofrojë investitorëve kinezë. Shqipëria dhe Kina ndahen prej mijëra km. Por dhoma do përpiqet që njerëzit e biznesit, artit, të vijnë dhe njohin mundësitë e bashkëpunimit", përfundoi kryetari i Dhomës, Idriz Çameta.
 
RAMA: INVESTIMET KINEZE, ROL TË DORËS SË PARË
"Ne e presim me kënaqësi këtë moment, që hapen dyert e Dhomës së Tregtisë mes Shqipërisë dhe Kinës, pasi shënon një stacion të ri në një rrugëtim drejt një zhvillimi ekonomik intensiv dhe të qëndrueshëm. Pa më të voglin dyshim, investimet kineze mund dhe duhet të luajnë rol të dorës së parë", u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së çeljes së Dhomës së Tregtisë".
 
Jam besimplotë që kjo dhomë do jetë pikëtakimi shumë e vlefshme për protagonistët e zhvillimit të vendit. Të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që rrugëtimi i tyre të jetë i lehtë", theksoi Rama


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve

Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve