Rama: Irinej provokoi,
bojkoton drekën e fetarëve

Rama: Irinej provokoi,<br />bojkoton drekën e fetarëve
TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka nguruar të reagojë kundër qëndrimit të patriarkut Serb, Irenej në lidhje me Kosovën. Madje veç reagimit të bërë në qëndrimin zyrtar, kryeministri i Shqipërisë mësohet të ketë bojkotuar dhe drekën e shtruar nga patriarkët pas shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit.

Reagimi
Për kryeministrin Rama, shqiptarët janë të revoltuar dhe të fyer nga abuzimi që Irenej ka bërë me mikpritjen e shqiptarëve. Duke iu drejtuar pikërisht patriarkut serb, Rama tha: “Kolegu juaj ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e tranformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetës tonë fetare në një çështje politike”. Në këtë kontekst Rama ka vënë theksin në mikëpritjen e shqiptarëve, si dhe në respektimin e fqinjësisë së mirë. Por se nga ky abuzim, për Ramën: “Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”.

Ndërkohë që vetë Irinej, nuk ka dhënë asnjë reagim nga kjo replikë e Ramës. Ndërsa bëhet e ditur se në takimin në kryeministri me patriarkët botërorë kanë qenë dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndërsa bëhet e ditur se Rama, në shenjë proteste nuk ka marrë pjesë në drekën zyrtare të ortodoksëve të mbajtur në hotel Sheraton, të dielën, pas ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Irinej
Qëndrimi i Ramës ka ardhur pas deklaratave të Irinejt, sipas të cilit Kosova është e shenjtë për Serbinë dhe se nuk mund të pranohet që qendra e Kishës greke të jetë në një tjetër shtet. “Kosova dhe Metohija për ne serbët është pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne ndërtojmë në Kishën tonë është nga kjo krahinë.

Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi”, u shpreh Irinej në një intervistë televizive. Nga ana tjetër Irinej ka mohuar masakrën dhe dhunën që seria ushtroi në Kosovë, si dhe genocidin e kryer. Madje ai ka deklaruar se Kosovën e çliruan serbët nga turqit, por duke mohuar sërisht genocidin e kryer ndër ta.

Përplasjet
Por replikat e drejtëpërdrejta apo në distancë nuk kanë munguar as mes patriarkëve. Në takimin e zhvilluara në Presidencë Bartolomeu I ka nënvizuar se kombi shqiptar është njëri prej më të vjetërve në kontinent. Duket se në këtë mënyrë është kërkuar për të qetësuar sjelljen e Irineit mbi Kosovën dhe marrëdhëniet mes të dy vendeve. Ndërsa vihet re se vetë Irinej nuk ka vijuar qëndrimin e tij në takimet zyrtare, duke ndjekur kështu protokollin.   

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç