Rama ironi me gazetarët: Bojkoti,
i pamundur, pa mua s’ushqeheni

Rama ironi me gazetarët: Bojkoti,<br />i pamundur, pa mua s’ushqeheni<br>
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish median në konferencën për shtyp ku prezantoi të gjithë Prefektët e rinj.

Thirrjeve të pak ditëve më parë në media nga disa gazetarë se kryeministri duhet të bojkotohet pas fyerjeve dhe ofendimeve pas seancës plenare ku nuk iu hoq imuniteti Tahirit, Rama me ironi iu përgjigj sot se bojkoti është i pamundur se pa mua nuk ushqeheni dot.

Pra, ju jeni në punë nuk jeni në bojkot, bojkoti është i pamundur se pa mua nuk ushqeheni dot” u shpreh Rama. Episodi i pak ditëve më parë solli reagime të shumta, jo vetëm në Shqipëri dhe nga opozita. 

Rama në konferencë nuk iu përgjigj asnjë pyetje të gazetarëve. Rama kur u pyet për dorëheqjen e kreut të SHISH u përgjigj “Kalojmë tek pyetja tjetër”. Gjithashtu kryeministri nuk iu përgjigj as pyetjes për shembjet e banesave në Himarë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni