TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama gjatë fjalës së tij dje në konventën rinore të FRESSH ka paralajmëruar se Gjykata e Tiranës do ta shpallë të pafajshëm, ish zv.kryeministrin Ilir Meta. Duke folur për njëvjetorin e 21 janarit, Rama tha se kjo javë bën ironi me drejtësinë dhe jetën e viktimave të asaj dite. Dhe, një shembull i tillë, sipas tij është lirimi nga akuzat i kreut të LSI-së.
“Po ku, në ç’vend tjetër të botës së lirë, do të mbushej viti me një ironi kaq sarkastike të fatit që brenda të njëjtës javë, javës që vjen, të shpallet i pafajshëm nga drejtësia pushtetari që provokoi keqaz një popull të tërë me videokusarinë e tij dhe të pafajshmit as të mos prehen dot të qetë për shkak se s’ka asnjë shenjë drejtësie për të ndëshkuar vrasjen e tyre me pushkët e shtetit?”, tha Rama dje, në 20 vjetorin e FRESSH.

(aq/shqiptarja.com)