Rama ironizon keq PD: Vetëm
Saliu lexon, por edhe ai ...!

Rama ironizon keq PD: Vetëm<br />Saliu lexon, por edhe ai ...!<br>
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar anëtarët e Partisë Demokratike, teksa iu tha nga foltorja e Kuvendit se për dikë që nuk i njeh duken sikur sapo kanë rënë nga një raketë. Rama tha se asnjëri prej tyre nuk lexon fare, duke përjashtuar vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha.

Edhe për këtë të fundit, kryeministri tha se lexon, por e ka bibliotekën magazinë pa inventar dhe nuk e di çfarë lexon.

“Regjistrimi i koncesioneve në borxhin publik, që tregon se nuk keni lexuar fare. E nxirrni llumin ku të mundeni pa llogaritur dëmin që i bëni Shqipërisë dhe vetes. Nuk jeni fare të gjykueshëm për faktin që nuk lexoni, sepse dihet që ju nuk lexoni, i vetmi njeri që lexon është Saliu, por e ka bibliotekën magazinë pa inventar që nuk e di ku e lexon diçka e ku një tjetër. Po nuk ju njohe mendon se ju sapo keni rënë nga një raketë. Po e dëgjoja Mediun e Bumçin, po janë këtu këto apo sapo kanë rënë nga hëna. E bënë pronën leshin e linë më të madhe të këtij vendi. Qeshur Sali qeshu, se PD është e jotja”, tha Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje