Kryeministri Edi Rama ndan vlerësime të ndryshme për disa nga ish-ministrat e LSI në kabinetin e mëparshëm. E gjithë fushata e Ramës ishte kundër "partisë së tepsisë", siç e cilësonte ai LSI-në. Por këtë të enjte, nga foltorja e Kuvendit Rama dha mesazhe të qarta se ka konsiderata edhe për disa nga ish-ministrat e LSI.
Rama i është drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë nga radhët e LSI, Nasip Naço se do ta gjente derën e Kryeministrisë të hapur sa herë të donte.
"Miku im Nasipi ka qenë, është dhe do jetë i mirëpritur në Kryeministri. Nasipi e di, por Nasipi është besnik i partisë, por Nasipi për partinë i thotë të vërtetës ku të kam parë. I dimë këto. Kurrë nuk do mbyllet dera e Kryeministrisë për ty Nasip, kurrë. Ndërsa këta të tjerët të rrinë dhe të bëjnë stazh në opozitë", iu drejtua Rama deputetit të Qarkut të Beratit, Nasip Naço.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com