Rama: Italia heq taksën 500
euro për kamionistët shqiptarë

Rama: Italia heq taksën 500<br />euro për kamionistët shqiptarë
TIRANE - Konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta nisë me një lajm të mirë për të gjithë kamionistët shqiptarë të cilët transportojnë mallrat nga Shqipëria në Itali. Qeveria italiane ka marrë vendimin për të hequr taksën prej 500 euro që kamionistët shqiptarë paguanin në cdo rast të hyrjes në Itali.

"Dua ta nis me një kartolinë urimi për të gjithë kamionistët shqiptarë që bëjmë veprimtari transporti me Italinë dhe të cilët prej 25 vjetësh vuajnë mbi kurriz barrën e një taksimi krejtësisht të padrejtë që ka mbetur në raport me mallrat që shkojnë në Itali nga Shqipëria, qysh në mesin e shekullit të shkuar, një absurditet i plotë, ku Shqipëria ka mbetur nën këtë regjim absurd taksimi së bashku me dy vende të tjera të Lindjes së mesme. Është bërë një përpjekje e vazhdueshme në këto vite, por asnjëherë nuk ka ndodhur që të çlirohen nga kjo barrë. Kam pasur një komunikim me kryeministrin italian dhe kam marrë lajmin e gëzuar për kamionistët se më në fund qeveria italiane ka kaluar një vendim i cili tanimë është depozituar në parlament, heqja e kësaj takse, një barrë 500 euro për çdo kamion që hyn dhe del në Itali nga Shqipëria. Pasi të kalojë dhe procedurat parlamentare, ky hap kthehet në ligj dhe ndërkohë qeveria italiane bashkë me vendimin ka depozituar edhe mbulimin financiar të shumës që do t'ju hiqet nga shpina kamionistëve tanë. Është një zotim i mbajtur nga ana e kryeministrit italian të cilit në mënyrë të vazhdueshme ja kam kujtuar se nuk mund të kalojë edhe një vit tjetër pa finalizuar këtë zgjidhje", u shpreh kryeministri Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit