TIRANË - Kryeministri Rama e ka cilësuar Italinë si partnerin më të afërt e më natyral të Shqipërisë gjatë konferencës “Shqipëri – Itali, partneritet për Europën”, që u zhvillua në Tiranë. Por për kryeministrin Rama volumi mbetet i pakët.

“Italia ka qenë partneri më i afërt e më i natyrshëm si institucion. Është partneri tregtar më i rëndësishëm. Por volumet janë shumë pak. 1460 sipërmarrje italiane janë në Shqipëri e sjell këtë shifër për të thënë sa e sa më shumë mund të jenë. Për atë që jemi për Italinë dhe ajo është për ne është shumë pak. Shqipëria është bërë vendi ku sipërmarrja italiane mund të gjejë gjithçka që nuk e gjen në Itali.”- tha Rama.

Më tej Rama është ndalur te nismat e ndërmarra së fundmi për bashkëpunimin me Italinë ku ka vlerësuar se Gaiani i ka dhënë një shtytje të madhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas tij krijimi grupeve të miqësisë mes Shqipërisë e Italisë dhe grupi për rritjen e investimeve janë inkurajuese.

rama

“Italia është përfaqësuesi më rrezatues i Evropës së Shpresës, i një Italie që sot rrezaton shpresë edhe te ne përveçse ndjehet me shpresë brenda vetes.”- shprehet Rama.
Gjithashtu Rama ka kërkuar që në Itali të bëhet pjesë e procesit të nisur në Berlin si dëshmitare por edhe si bashkudhëtare.

“Vendet e rajonit të hapet dhe të bëhet tërheqës për investitorët përmes Shqipërisë që të bëhet pikënisjeje. Italia nuk mund të qëndrojë jashtë procesit të nisur në Berlin. Procesi i ndërmjetëm të mos jetë pa përmbajtje dhe pa pabashkëudhëtarë. E kush më mirë se Italia të jetë dëshmitare e këtij procesi. Italia ka interesa Strategjike në Shqipëri e në Rajon.” – tha Rama.

Në përfundim të fjalës së tij Rama i ka dërguar një mesazh të gjithë vendeve të Ballkanit duke theksuar se Shqipëria e Ballkani kanë nevojë për Bashkimin Evropian, po aq sa edhe BE ka nevojë për vendet e Ballkanit.
 
 rama

Prodi: Në Shqipëri shumë pak investime, duhet më tepër
Ish-Kryeministri italian, Romano Prodi i pranishëm në konferencën “Shqipëri – Itali, partneritet për Europën” foli edhe për pyetjen që iu bë nga Ilir Babaramo në A1 Report pse ka kaq pak investime Italiane në Shqipëri.
 
“Pse ka kaq pak investime qofshin edhe kulturore. Ky takim duhet të na shërbejë për ta bërë më mirë këtë. Nuk janë vitet të mira. Investimet nuk ecin përpara për shkak të krizës. Marrëdhëniet kanë nevojë për projekte të përbashkëta.”- tha Prodi.
 
Më tej ai shtoi se  Nuk kemi asnjë përpjeke strategjike për investime të përbashkët që të lidhin edhe sipërmarrësit e dy vendeve. Që të bashkojmë sipërmarrësit italianë dhe ata që janë të interesuar në Shqipëri.

“Shqipëria duhet të jetë ura për në vendet e Ballkanit. Nuk gjejmë një lidhje të tillë me vendet e tjera fqinje. Sot duhet të fillojë një strategji afat gjatë që duhet të përforcojë këto marrëdhënie.”- tha Romano Prodi ndërsa theksoi se nuk veprohet me nisma kombëtare, por pasi Shqipëria të hyjë ne BE duhet të ketë nisma të tilla. 

“Italia ka përgjegjësi në këtë zonë problemi është organizimi. Uroj që hapa e mëtejshme të bëhen së shpejti.”- tha Prodi.

Paquet: Bashkëpunimi me Europolin e Interpolin i rëndësishëm 
Për Eurokomisionerin Jean Eric Paquet bashkëpunimi me Europolin dhe Interpolin është i  rëndësishëm në bashkëpunimin kundër krimit.

“Axhenda e qeverisë ekonomike është e rëndësishme reflekton përpjekjet. Kjo ka të bëjë me përmirësimin e standardit të jetesës. Duke kërkuar kështu reforma në disa fusha. Ajo çfarë duhet të bëjë dialogu , nuk ka të bëjë thjesht me udhëzime, por me mbështetje më të dukshme për këto reforma. “ – u shpreh Paquet.

Më tej ai theksoi se përmbushja e standardeve kërkon përfshirjen jo vetëm të gjithë politikës por edhe të shoqërisë.

 rama


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)