Rama-Ivanov: Duhet angazhim më
frytdhënës në infrastrukturë e energji

Rama-Ivanov: Duhet angazhim më<br />frytdhënës në infrastrukturë e energji
TIRANE - Kryeministri Edi Rama mirëpriti në një takim Presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, si dhe delegacionin që e shoqëronte.
Forcimi i bashkëpunimit në kuadrin e projekteve të përbashkëta rajonale, të mbështetura nga BE, ishte fokusi i bisedimeve mes palëve. 

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ivanov theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t’i konsoliduar ato në bazë të respektit e fqinjësisë së mirë, si dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Të dy personalitetet ndanë të njëjtin angazhim që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të jetë më frytdhënës në të ardhmen, veçanërisht në fusha si infrastruktura, transporti, energjia, të cilat do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të dy vendeve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve